Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, Prof. Fehmi (Hazir) Ramadani.
Koha e varrimi akoma nuk është caktuar.
Ai ishte profesor dhe pedagog shembullor, kontribues i madh në fushën e arsimit, edhe në kohët më të vështira si dhe aktivist i angazhuar për çështje publike dhe humanitare.
Ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmve të ndjerit!
BIOGRAFIA:
Fehmi Ramadani, shkollimin fillor e mbaroi në Smirë dhe Goshicë, Shkollën Normale-në Ferizaj dhe Fakultetin e Shkencave Natyrore- Dega Biologji e mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar arsimtar i biologjisë në Han të Elezit, Goshicë dhe pjesën më të madhe të karrerës së tij punoi si profesor i lëndës së biologjisë në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Ai, si pedagog shembullor nxorri shumë gjenerata dhe ate do ta kujtonë si arsimdashës i madh.
Prof. Fehmi Ramadani është edhe autor i librit “Tungu i Rexhëve të Smirës”.
2 Comments
Ngushllime familjes
Ngushllime familjes, te ndjerin Zoti ne Xhehnet