Autor: Tefik Salihu

Mot i ftohtë dhe me shi e ka përfshirë sot fshatin Smirë dhe një pjesë të madhe të vendit. Temperatura më e lartë e ditës  nuk u ngrit më shumë se  9 gradë celsius. Ky mot ka freskuar sadopak ambientin, duke pasur parasysh verën përcëlluese me temperatura rreth 40 gradë celsius, të cilat nuk zbritën shumë as në muajin shtator.   Për më tepër, shiu i sotshëm ka gëzuar bujqit, pasi tashti është koha e mbjelljeve vjeshtore, kurse toka nuk ka pasur lagështi. Sipas parashikimeve të meteorologëve, mot me shi dhe i ftohtë do të mbajë edhe në ditën në…

Read More

Pengesat, apo siç quhen ndryshe “Policët e shtrirë”, që janë vendosur në rrugën kryesore të fshatit Smirë, si duket i kanë rehatuar në një masë shoferët  që e kanë merak vozitjen e shpejtë. Me vendim të Drejtorisë  komunale të  Inspektoratit në Viti, prej Drobeshit deri në qendër të Smirës,   janë fiksuar 3 pengesa të tilla, me qëllim parandalimin e vozitjes së shpejtë. Pas asfaltimit dhe zgjerimit të rrugës, vitin  e kaluar,  shoferët u joshën që t`iu japin më shumë automjeteve.  Mirëpo, ky vendim i autoriteteve kompetente, që ka ndryshuar  qarkullimin në këtë aks rrugor, ka ngjallur debate në fshat.…

Read More

Varrimi i Vjollca Idrizi-Mustafa, nga Smira, do të bëhet të shtunën, më 8 tetor 2011, nga ora 16:00, në Varrezat e fshatit Beguncë të Vitisë. Vjollca vdiq papritmas, në moshën 38 vjeçe, në Francë. Ajo para disa muajsh kishte shkuar në këtë shtet  bashkë me familje. E ndjera ishte e martuar në fshatin Beguncë të Vitisë. Pas vetes la bashkëshortin dhe tre fëmijë.

Read More

Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.comka dyfishuar numrin e vizitave në muajin shtator, krahasuar me muajt e kaluar. Statistikat e fundit tregojnë se gjatë këtij muaji,  faqja ka  pasur 6256 vizita, nga 3184 vizitorë unik.Kurse në faqen e Smirës  janë  shfletuar gjithsej  27.476 faqe tjera,   si lajme, lajme nga fshati, njoftime, diaspora, shkolla  etj. Sipas statistikave,  koha mesatare që një vizitor ka kalur  në faqe është 5 minuta e 30 sekonda. Faqja  e internetit e fshatit Smirë gjatë këtij muaji është shikuar  në 31  shtete, më së shumti në: Kosovë                  3163  vizita Zvicër                       992 vizita Gjermani                  867 vizita Francë                     412 vizita…

Read More

Në moshën 38 vjeçe, në Francë, papritmas ka ndërruar jetë Vjollca (Fadil) Idrizi-Mustafa nga Smira. Ajo para disa muajsh kishte shkuar në Francë bashkë me familje. E ndjera ishte e martuar në fshatin Beguncë të Vitisë. Pas vetes la bashkëshortin dhe tre fëmijë. Koha e varrimit do të caktohet kur të dihet se kur mund të mbërrijë kufoma në Kosovë. Ngushëllime familjeve  Idrizi në Smirë dhe Mustafa në Beguncë! 

Read More

-Disa parashkollore, të klasës së edukatores Fatime Xheladini, në shkollën “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, po luanin të premten me lodra, të cilat ua ka dedikuar mërgimtari smiras, Ramadan Rrahmani, me qëndrim të përkohshëm në Gjenevë të Zvicrës. Për nevojat e klasës parashkollore, ku mësojnë dy paralele, Dani ka dhuruar mjete konkretizimi, dysheme (tepih) të dekoruar, lodra, pajisje dhe dollapë për këpucë.   Ai tha se i kishte ardhur mirë, kur vitin e kaluar, e kishte parë vajzën e tij në klasën parashkollore, duke luajtur me lodra e gjëra, të cilat i kishin siguruar prindërit e nxënësve të gjeneratës paraprake,…

Read More

Në moshën 76 vjeçe, mbrëmë në Smirë, papritmas ka ndëruar jetë Fehmi (Halil) Zuka. I ndjeri ka qenë pensionist. Një kohë të gjatë ka punuar në ndërmarrje të ndryshme në Shkup. Varrimi i tij do të bëhet sot, më 26.09.2011, në ora 16:00,  në Smirë, kurse ngushëllimet për të do të pranohen deri të dielën, më 2 tetor 2011. Ngushëllime familjes Zuka dhe të afërmve!

Read More

Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Osman (Sylë) Sylës do të pranohen edhe në Smirë,  tri ditë,  prej 26-28 shtator 2011. Osman Syla, ndërroi jetë në Shkup, më 21 shtator 2001, pas një sëmundje të gjatë,  në moshën  74 vjeçe, kurse varrimi i tij u bë të nesërmen,  në Varrezat e Shkupit. I ndjeri prej vitit 1962 ka punuar në ndërmarrje të ndryshme në Maqedoni, kurse rreth vitit 1970 u vendos me familje  në Shkup.  

Read More

Qindra njerëz i dhanë, sot pasdite, lamtumirën e fundit Shpend (Isak) Halitit, nga Smira, i cili humbi jetën  para dy jave në Itali. Njëzetekatërvjeçari u varros në vendlindjen e tij, me nderime të larta nga familjarë, të afërm, bashkëfshatarë e miq të shumtë, që nuk i mbante toka.  Dhimbja për të është e madhe dhe e papërshkrueshme-të copton zemrën dhe ta trazon shpirtin, deri në padurueshmëri. Ceremonia e varrimit ishte e heshtur dhe e rëndë, mu si vdekja e tij. Të pranishmit, kokulur, të shtangur, të thelluar në mendime, përbiheshin për humbjen e Shpendit tonë. Asnjë fjalë. Sikur askush nuk dëshironte të…

Read More

Pas një sëmundje të gjatë, në Shkup, në moshën  74 vjeçe, ka vdekur sot Osman (Sylë) Syla. I ndjeri prej vitit 1962 ka punuar në ndërmarrje të ndryshme në Maqedoni, kurse me familje është shpërngulur nga Smira rreth vitit 1970. Varrimi i tij do të bëhet nesër më 22 shtator 2011, në Varrezat e Shkupit nga ora 13:00. Ngushëllime familjes Syla dhe të afërmve!

Read More