shi_ne_smire_320x200Mot i ftohtë dhe me shi e ka përfshirë sot fshatin Smirë dhe një pjesë të madhe të vendit. Temperatura më e lartë e ditës  nuk u ngrit më shumë se  9 gradë celsius. Ky mot ka freskuar sadopak ambientin, duke pasur parasysh verën përcëlluese me temperatura rreth 40 gradë celsius, të cilat nuk zbritën shumë as në muajin shtator.

 

Për më tepër, shiu i sotshëm ka gëzuar bujqit, pasi tashti është koha e mbjelljeve vjeshtore, kurse toka nuk ka pasur lagështi.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, mot me shi dhe i ftohtë do të mbajë edhe në ditën në vijim, kurse kthjellimet dhe ngritja e temperaturave do të vijnë pas të enjtes.

Leave A Reply