Smira është zbardhur komplet sivjet për herë të parë. Bora që ka rënë gjatë ditës së djeshme ka mbuluar me një shtresë të bardhë krejt fshatin, por edhe pjesë tjera të Kosovës. Sipas meteorolgoëve, edhe nesër dhe pasnesër paralajmërohen të reshura shiu dhe bore, kurse temperaturat do të jenë të ulta. Sipas tyre, sonte ato kanë rënë nën zero gradë Celsius. Sidoqoftë, kjo tregon se dimri ia behu dhe ne duhet të shtrengëohemi pak.
Autor: Tefik Salihu
Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ, vazhdon ta potencojë se Smira është ndër vendbanimet e ralla në Kosovë, që shquhet me njerëz që shikojnë përtej vetes së tyre dhe që janë të gatshëm të bëjnë punë vullnetare dhe të ndajnë mjete financiare dhe kohë të tyre, për të mirën e përgjithshme të publikut. Në një shkrim në faqen e vet të internetit www.fiq-fci.org, ku trajton përurimin e tri projekteve të realizuara nga FIQ dhe Këshillin e fshatit, kjo organizatë e quan Smirën model të një komnuteti aktiv dhe të vetorganizuar. “Afro një vit më parë, FIQ ka nisur bashkëpunimin me fshatin Smirë në…
Me kompletimin e tri mini-stacioneve për autobus, janë përmbyllur projektet e realizuara në Smirë nga Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ dhe komuniteti i fshatit. Në një ceremoni rasti, smirasit e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin me këtë organizatë dhe projektet që përfunduan para pak kohësh. Kryetari i Këshillit të fshatit, Bekim Azizi, tha se është nder që Smira është në mesin e lokaliteteve që FIQ ka zgjedhur për bashkëpunim, sepse te ne ka gjetur një gatishmëri, hramoni, mirëkputim dhe angazhim të banorëve për të dhënë diçka nga vetja për fshatin. “I falënderoj bashkëatdhetarët në Gjenevë që na kanë dërguar një pjesë të…
Shkruan: Feriz Ahmeti -Për hirë të së ardhmes, ne duhet ta kujtojmë të kaluarën dhe të mos e harrojmë sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan në themelimin e shtetit shqiptar, e të cilët po i nderojmë me shënimin e përvjetorëve. Në mesin e shumë atdhetarëve të rënë në mbrojtjen e trojeve shqiptare, para 100 viteve ka edhe smiras, të cilët janë dëshmuar në kërkesat e klubeve dhe komiteteve shqiptare në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe pengimin e depërtimit ruso-sllav në Ballkan: më 1868 Halit Imeri vritet nga „Dora e zezë“ serbe në Beograd; Shumë shqiptarë të ftuar nga…
Entuziazmi në prag të 28 Nëntorit, vetëm sa po rritet. Atmosfera sa vjen e shtohet, kurse hapësirat shqiptare po bëhen gjithnjë e më të kuqe, nga flamuj kombëtar e stolisje tjera festive. Të gjitha duan ta nderojnë dhe ndiejnë këtë jubile të rëndësishëm në mënyrën e vet. Shumë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike dhe anekënd botës, tashmë kanë udhëtuar drejt Vlorës, në vendin ku para 100 vitesh, u bë shpallja e shtetit shqiptar. Disa pelegrinë janë nisur për atje këmbë, me kuaj apo edhe me biçikleta nga Kosova. Por ka edhe të atillë që kanë udhëtuar mijëra kilometra nga…
Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 78 vjeçe ka vdekur sot, (e shtunë), në Smirë, Shaqir Shaqiri. E pamja për të do të zgjasë pesë ditë, deri të enjten më 29 nëntor 2012. Ngushëllime familjes Shaqiri dhe të afërmve të të ndjerit!
Flakët kanë përpirë një pjesë goxha të madhe të shtëpisë së Mustafë Jahiut, në Smirë. Zjarri ka shpërthyer të shtunën pasdite në aneksin e shtëpisë, që ka shërbyer si kuzhinë dhe ndejë ditore (sallon) dhe pastaj është përhapur në katine dytë, duke djegur krejt kulmin, dy dhomat dhe korridorin lart. . Anëtarët e familjes nuk kishin qenë në pjesën ku ka plasur zjarri dhe kanë intervenuar por përpjekjet kanë qenë të kota. “Burrat nuk kanë qenë këtu. Ne të tjerët kemi qenë në shtëpi. Vetëm kur kemi parë tym e flakë. Nuk dihet saktë si ka shpërthyer zjarri. Vetëm kam vrapuar…
Ppapritmas të stunënën, në moshën 87 vjeçare, ka vdekur Shukrije Luzha-Misini (gruaja e Azem Misinit). Varrimi u bë në varrezat e Lagjes Aliaj, në Smirë. E pamja do të zgjasë deri të enjten, më 22 nëntor 2012. Ngushëllime familjes Luzha dhe Misini dhe të afërmve të të ndjerës.
Ndjenja e vullnetarizmit dhe aktivizmit shoqëror, për të mirën e përgjithshme, nuk i lë rehat smirasit. Këto ditë është aktualizuar dëshira për të pasur një klub të futbollit të madh, siç e kishte dikur Smira. Nismëtari Afrim Salihu, thotë për portalin tonë se më tepër është motivuar nga aspekti social në mënyrë që të rinjtë të angazhohen në aktivitete të shëndosha. “E dijmë që Smira ka shumë të rinj dhe ata nuk kanë shumë vende adekuate dhe të mira si ta kalojnë kohën e lirë. Në mesin e tyre ka edhe shumë futbolldashës dhe poashtu futbollistë të shkëlqyeshëm. Ekipi i futbollit…
Smirasit po dëshmojnë përditë e më shumë se janë njerëz energjikë, dinamikë dhe ambiciozë. Përveç kësaj, ata ngado që shkojnë nuk harrojnë ta “marrin me vete”, atdheun e tyre dhe t`ua tregojnë të tjerëve.Kështu bëri edhe Uran (Isuf) Zuka nga Smira, i cili aktualisht është duke studiuar në Londër. Ai përmes një informacioni që na ka dërguar direkt në faqen e Smirës, ka treguar se sot ka marrë pjesë në një panair të madh ku janë prezantuar 50 shtete të botës. Kurse Urani aty ka prezantuar Kosovën dhe Shqipërinë. Siç thotë Uran Zuka, vizitorët kanë qenë shumë të interesuar…
