Smirasit po dëshmojnë përditë e më shumë se janë njerëz energjikë, dinamikë dhe ambiciozë. Përveç kësaj, ata ngado që shkojnë nuk harrojnë ta “marrin me vete”, atdheun e tyre dhe t`ua tregojnë të tjerëve.Kështu bëri edhe Uran (Isuf) Zuka nga Smira, i cili aktualisht është duke studiuar në Londër.
Ai përmes një informacioni që na ka dërguar direkt në faqen e Smirës, ka treguar se sot ka marrë pjesë në një panair të madh ku janë prezantuar 50 shtete të botës. Kurse Urani aty ka prezantuar Kosovën dhe Shqipërinë. Siç thotë Uran Zuka, vizitorët kanë qenë shumë të interesuar të marrin më shumë informata për shtetin e ri të Kosovës.
“Unë ju kam treguar njerëzve të botës ku është Kosova, sa banorë ka, çfarë ekonomie ka, me çka merren banorët e saj dhe shumë gjëra të tjera që ata nuk i kishin ditur”, ka shkruar Urani.