Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ, vazhdon ta potencojë se Smira është ndër vendbanimet e ralla në Kosovë, që shquhet me njerëz që shikojnë përtej vetes së tyre dhe që janë të gatshëm të bëjnë punë vullnetare dhe të ndajnë mjete financiare dhe kohë të tyre, për të mirën e përgjithshme të publikut. Në një shkrim në faqen e vet të internetit www.fiq-fci.org, ku trajton përurimin e tri projekteve të realizuara nga FIQ dhe Këshillin e fshatit, kjo organizatë e quan Smirën model të një komnuteti aktiv dhe të vetorganizuar.
“Afro një vit më parë, FIQ ka nisur bashkëpunimin me fshatin Smirë në Komunën e Vitisë, në mbështetje të qytetarisë aktive. Smira, një fshat me afro 4,400 banorë shquhet si një komunitet i organizuar për punë vullnetare dhe realizim të projekteve dhe aktiviteteve vetanake në të mirë të fshatit. Në janar të këtij viti ata kanë shënuar njëvjetorin e hapjes së uebfaqes së fshatit, përmes së cilës kanë rritur vetorganizimin në aktivitetet e tyre, si dhe kanë forcuar lidhjet dhe komunikimin me familjarët dhe bashkëvendasit në diasporë. Këshilli i Fshatit ka hapur një llogari bankare, ku banorët vendas dhe familjarët e tyre në diasporë kanë mundur të kontribuojnë me mjete për projektet e ndryshme në fshat. FIQ përmes bashkëpunimit dhe përkrahjes së Smirës, synon që këtë nismë dhe vullnet të tyre për të ndërtuar një praktikë të organizimit komunitar, ta ndajë si model për vendbanimet tjera kudo në vend”, thotë ndër të tjerash, artikulli.
Në fund, FIQ uron që ky shembull i mirë i Smirës, të ndiqet edhe nga komunitete tjera në Kosovë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në http://www.fiq-fci.org/?cid=1,2,284