futbolli_i_madhNdjenja e vullnetarizmit dhe aktivizmit shoqëror, për të mirën e përgjithshme, nuk i lë rehat smirasit. Këto ditë është aktualizuar dëshira për të pasur një klub të futbollit të madh, siç e kishte dikur Smira.

Nismëtari Afrim Salihu, thotë për portalin tonë se më tepër është motivuar nga aspekti social në mënyrë që të rinjtë të angazhohen në aktivitete të shëndosha.

“E dijmë që Smira ka shumë të rinj dhe ata nuk kanë shumë vende adekuate dhe të mira si ta kalojnë kohën e lirë. Në mesin e tyre ka edhe shumë futbolldashës dhe poashtu futbollistë të shkëlqyeshëm. Ekipi i futbollit të madh do ta masovizonte sportin dhe do t`i përfshinte shumë shtresa: edhe ata që luajnë edhe ata që shikojnë por edhe tërë fshatin në përgjithësi. Do të jetë një vlerë shtesë e Smirës, sepse sporti ka shumë anë pozitive. Kjo do të kishte disa dobi, së pari të rinjtë tanë do të kenë një vend më shumë për t`u marrë me rekreacion, do të kenë shëndet më të mirë dhe do të shoqërohen më shumë mes vete”, thotë Afrimi.

 

Sipas tij, e gjithë kjo do të ndikonte në krijimin e një klime të shëndoshë, sportive, shoqërore e vëllazërore tek rinia, por edhe tek të gjithë të tjerët. Përveç kësaj, këshilli inicues shpreson se nga klubi do të mund të dalin futbollistët të dalluar, që mund të hapin rrugën e suksesit kulmor.

Afrimi tregon se tashmë janë bërë konsultimet e para për këtë dhe është formuar edhe Këshilli inicues për ta formuar klubin. Këtë barrë e kanë marrë Muzafer Rexhepi, Fevzi Ademi, Agim Agushi, Bashkim Ramadani, Florent Imeri, Shaqir Ibrahimi, Nexhat Ramadani-Liki. Ata do të fillojnë menjëherë përgatitjet për të arritur këtë qëllim. Do të mbledhin informata dhe të kontaktojnë me njerëz që janë të gatshëm të kontribuojnë në mënyra të ndryshme nismën. Këshilli inicues pret mendimin dhe mbështetjen e bashkëfshatarëve për këtë. Në ditët në vazhdim do të mbahen edhe takime të tjera me sportistë, persona autoritativ dhe me bizneset për konsultime shtesë.

Përndryshe, Këshilli inicues për formimin e klubit në futboll të madh, ka propozuar Afrim Salihun për kryetar klubi, kurse Shaqir Ibrahimin për trajner. Por kjo do të vendoset pas konsolidimit të strukturave udhëheqëse të klubit.

Smira ka pasur edhe më heret ekip të futbollit të madh, i cili u formua diku në vitin 1996. Klubi u regjistrua në Federatën e Futbollit të Kosovës në Ligën e tretë, e cila ishte e ndarë në rajone. KF “Smira” për tre stinorë bëri gara në rajonin e Ferizajt dhe ishte ekip më i disiplinuar edhe si vendës dhe si mysafirë.

Pas tre stinorëve, garat u ndërprenë, për shkak të situatës së rëndë politike që mbretëronte. Por, pas përfundimit të luftës, më 1999, garat vazhduan në Grupin e Gjilanit, ku bënin pjesë 12 ekipe. KF “Smira” ka qenë mirë i organizuar, si me udhëheqësi ashtu edhe me lojtarë, të cilët ishin të gjithë nga Smira.

Mirëpo, klubi u detyrua të tërhiqet nga garat, për shkak të kushteve të jo të favorshme materiale

Leave A Reply