Përveç kësaj, rekordmenit botëror nga Smira, i ka kushtuar një artikull edhe gazeta “Shekulli”, me titull “Matematicienti, zhongler i topit me kokë”. Në artikull thuhet se Vitia mund të mos jetë një qytet i dorës së parë në Kosovë, por gjithmonë e ka një arsye më shumë për t’u krenuar, sepse aty jeton një personazh me profil të veçantë-Agim Agushi. Në këtë shkrim Agimi rrëfen për hapat e parë dhe rrugën prej zhongleri si dhe për rekordet që ka arritur deri më tash.
Ëndrra e tij është të vendosë një rekord unikal në Shqipëri. Në muajin mars ose prill të vitit 2013, Agim Agushi, pritet të vozisë (ngasë) në një nga rrugët e Tiranës, një veturë kabriolet, duke goditur topin me kokë pa i shkëputur duart nga timoni. Performanca e radhës do të jetë në qendrën e skive në Brezovicë të Kosovës, ku do të zhonglojë me topin në teleferik. Artikullin e plotë në këtë faqe mund ta lexoni në http://shekulli.com.al/web/p.php?id=11462&kat=108
Sportisti e aktivisti i dalluar, Agim Agushi, siç dihet tashmë, është pronar i disa rekordeve botërore në zhonglim me top futbolli. Mirëpo, ai nuk pushon dot. Kohët e fundit është duke punuar në realizimin e një spoti televiziv, në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës.