
Gazeta e përditshme kosovare “Koha Ditore”, në numrin festiv të saj, e ka sjellë një tregim për Smirën. Në artikull fshati paraqitet si komunitet i veçantë, i organizuar dhe i njohur për aktivizëm qytetar për gjithë Kosovën. “Organizimi i brenshëm, gatishmëria për përkrahje të iniciativave në komunitet, si dhe projektet e shumta të realizuara përmes punës vullnetare e kanë bërë fshatin Smirë model të aktivizmit qytetar jo vetëm brenda komunës së Vitisë”, shkruan ndër të tjera për Smirën, në artikullin e numrit festiv të “Kohës Ditore”, në faqen C37.
Vlen të theksohet se gazeta në numrin festiv sjell artikuj të veçantë, të zgjehdur dhe tregime të suksesit, siç është Smira. Kjo e përdtishme është në shitje që nga dita e sotme (e diel 30 dhjetor 2012).