Agimi u gjend në qendër të vëmendjes të mediave këtyre ditëve. Ai të ishte mysafir në Shoë-Programin e fundit televiziv të Besim Dinës, “Oxygen” në KTV, pastaj në Klan të Shqipërisë kurse, rekordmenit botëror nga Smira, i ka kushtuar një artikull edhe gazeta “Shekulli”, me titull “Matematicienti, zhongler i topit me kokë”.
Sportisti e aktivisti i dalluar, Agim Agushi, siç dihet tashmë, është pronar i disa rekordeve botërore në zhonglim me top futbolli. Mirëpo, ai nuk pushon dot.
Kohët e fundit është duke punuar në realizimin e një spoti televiziv, në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës.
Ai aktualisht është në Zvicër për disa xhirime.