Homazhet për nder të 14-vjetorit të rënies së dëshmorëve të fshatit Smirë, Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri, do të fillojnë nesër, më 5 prill 2013, në orën 9:00, në vendin e rënies së tyre, në Smirë.
Nderime dëshmorëve do t`u bëhen edhe tek përmendorja e ngritur për ta në qendër të fshatit.
Kurse në orën 10:00 homazhe dhe vendosja e kurorave me lule, do të bëhen edhe pranë varreve të tyre, në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, në Viti.