Shqipe_RexhepiKëshilli Veprues Komunal i formuar enkas për dukuritë negative në shoqëri, mbajti një ligjëratë me nxënësit e klasave të nënta në Shkollën e Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë.

Temat të cilat u trajtuan ishin: duhani, drogat dhe llojet e saja. Për pasojat e këtyre dukurive negative pjesëmarrësve u ligjëroi Shqipe Rexhepi-psikologe.

Për ndikimet e duhanit dhe drogave, në aspekte shëndetësore, sociale, ligjore etj, folën edhe anëtarë tjerë të Këshillit Veprues Komunal, Heset Ukshini nga Enti për Çështje Sociale, një përfaqësues i Policisë së Kosovës dhe një mjeke.

Ligjëratë mbi dukuritë negative në shoqëri, sidomos tek të rinjtë, ishte intereante dhe zgjoi kurreshtjen e nxënësve pjesëmarrës, të cilët ishin aktiv dhe u inkuadruan me pyetjet e tyre.

Nxënësit e mirëpritën këtë ligjëratë dhe i falenderuan ligjëruesit për mundin dhe spjegimet që i bënin në mënyrë shumë profesionale.

Leave A Reply