Avdi Bajrami me mirejohjeSmirasi Avdi Bajrami me qëndrim në Gjermani, nuk e ndal përkushtimin për të mbështetur fshatin e tij të lindjes. Me ndërmjetësimin dhe porpozimin e tij, shkollës fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, ia janë dhuruar 500 euro, kontribute të besimtarëve të  Xhamisë DAI në Mannheim.Drejtori i shkollës, Xhavit Sahiti, u shpreh mirënjohës për këtë dhe në emër të gjithë nxënësve dhe kolektivit, i shprehu falënderimin e thellë Avdiut dhe gjithëve që kanë kontribuar për këtë ndihmë. Sipas tij, shkolla ka nevoja të mëdha, por  ky gjest i Avdiut tregon respektin dhe interesimin e tij për vendin ku është rritur dhe vatrën e diturisë ku ka mësuar. Avdiu është nderuar me mirènjohje nga shkolla. 

 

Avdi Bajrami tha se vazhdimisht është I interesuar të sjellë ndihma në atdhe, pasi që besimtarët e Xhamisë DAI janë të organizuar dhe shpesh mbledhin ndihma për njerëz në nevojë.  Falë këtyre kontributeve katër familjeve, 2 në Maqedoni, njërës në Han të Elezit dhe një tjetre në Mitrovicë, iu dërgohen ndihma në baza mujore. Ai premtoi se nuk do ta ndalë angazhimin edhe në të ardhmen për të ndihmuar fshatin.

Falë vullnetit të mirë të xhematit të xhamisë së DAI në Mannheim të Gjermanisë e cila vepron edhe si shoqatë humanitare dhe falë kontributit të bashkëfshatarit tonë që është pjesë e kësaj shoqate, Avdi Bajrami shkolla “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë, edhe në qershor të vitit të kaluar ka përfituar donacion me vlerë 1,000 euro. Me këto mjete janë blerë 22 banka dhe 44 karrige për një klasë.

Leave A Reply