Bashkatdhetarët smiras, që jetojnë e veprojnë në diasporë, janë mirënjohës dhe e çmojnë lart punën vullnetare të portalit të fshatit www.fshatismire.com. Nga disa mjete që janë mbledhur nga smiras në mërgim, 500 Sfr, janë dedikuar për nevojat e këtij portali.
Arkëtari në Kryesinë e Smirasve në Zvicër, Lah Jashari, tha se kryesia kësaj radhe ka vendosur ta ndihmojë faqen e Smirës,në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për kontributin e madh që po jep në informimin në baza ditore. Sipas tij, portal ynë, është një lloj katalizatori që i lidh dhe i vë në lëvizje të gjithë smirasit kudo që janë.
ÂÂÂÂÂ
“T`ju them të drejtën faqja ka ndikuar shumë që ne të lidhemi, të organizohemi edhe më shumë si komunitet. Është ushqim shpirtëror për ne. Nuk ka ditë të lume që ne nuk e hapim faqen për të parë se çka ka ndodhur në fshat, apo të paktën sa për t`u çmallur me vendlindjen. Ne kemi menduar që kësaj here të nidhmojmë faqen që na shërben për çdo ditë, sa për t`i inkurajuar këta djem që po punojnë në baza vullnetare qe tri vite e gjysme” ka thënë Jashari. Ekipi i faqes:Â Tefik Salihu, Fidan Ferizi dhe Zeqir Halili, Â të cilët e kanë krijuar dhe e mirëmbajnë faqen e Smirës, kanë falënderuar bashkatdhetarët për respektin që po tregojnë për punën e tyre, duke e lexuar shumë faqen e internetit të Smirës. Ata u zotuan se portali do të vazhdojë punën edhe viteve tjera dhe do të bëjë edhe ndryshime tjera, në funksion të së mirës publike në fshat dhe gjetiu ku jetojnë smirasit.