Prof. Dr. Edi Shukriu, ka prezantuar sot studimin e saj rreth arkeologjisë me titullin “Tej imazhit arkeologjik, kosmologjia dardane”. “Jam përpjekur që të sjell një temë interesante për opinionin vendas. Të flasësh për kosmologjinë dardane është interesante për faktin se gjithnjë ka qenë e mohuar. Fatbardhësisht, zbulimi i labirintit rrethor të Smirës më ka mahnitë ta studioj atë. Pas studimeve të gjata kam parë se në tokat e Dardanisë antike është zhvilluar kosmologjia”, ka deklaruar arkeologia Edi Shukriu. /KultPlus.com/