Është varrosur sot në Smirë doajeni i muzikës dhe aktivist i njohur, jo vetëm në Komunën e Vitisë-Fevzi (Shaqir) Fejzullahu. Familjarë, bashkëvendas e miqë, i kanë thurur fjalë miradie për veprimtarinë dhe kontributin që ka dhënë në fushën e kulturës. Dhembja për të ishte e madhe. Nga të pranishmit u tha se Fevziu do të kujtohet gjithmonë si njeri i veçantë dhe profesionist i fushës së vet.

“Sot po ndahemi nga një njeri i rëndësishëm dhe shumë i dashur, i cili do të na mungojë-sigurisht. Ishte bujar, i afërt, i respektueshëm, energjik, i hareshëm, i njerëzishëm dhe solidar.  Ai një kohë ushtroi edhe profesionin e edukatorit të brezave të rinj. Pas studimeve në Shkollën e Lartë Pedagogjike, punoi si mësimdhënës në Malinë, Debellde, Gjylekar dhe Viti. Por ishte shumë aktiv edhe në fushën e kulturës, duke ndihmuar në themelimin dhe zhvillimin e disa shoqërive kulturo-artistike si ‘Rreze Dielli’, të Remnikut, ‘Boro e Ramizi’, të Vitisë dhe ‘Jonuz Ramadani’, të Smirës. Gjatë kohës së studimeve në Shkup ishte anëtar edhe i SHKA ‘Emin Duraku’.  Aktivitetin kulturor nuk e ndali as gjatë qëndrimit të tij në Zvicër dhe vende tjera ku kishte shqiptar. Fevziu pos tjerash ishte sharmant edhe si pjesë e grupit muzikor bashkë me miqtë e tij më të mirë Vebi Azizin, Agush Agushin, Ymerli Sylejmanin e të tjerët, duke argëtuar e kënaqur publikun në koncerte, manifestime e ahengje, anekënd Kosovës e më gjerë. Ishte instrumentist i dalluar, sidomos shquhej për ekzekutimin në harmonikë, të cilës nuk iu nda asnjëherë’, u tha në ceremoninë mortore.

Fevzi Shaqir Fejzullahu ndërroi jetë dje në Gjenevë, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 58 vjeçe.

 

1 Koment

  1. Ngushellime te gjitheve per vllaun shokun tone per te gjithe qytetaret e Smires…qysh tash po e ndi mungesen e tij …dhashte Zoti e shperblefte me Xhenet dhe familjes se tije jau jep gajretin…..

Leave A Reply