Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe Zyra për Informim Publik e Komunës së Vitisë, me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal, do të organizojnë në Smirë, diskutim publik për raft-buxhetin komunal 2016-2108.
Takimi do të mbahet të mërkurën, më 26 gusht 2015, nga ora 17:00, në lokalet e shkollës së fshatit.
Të pranishëm në këtë diskutim publik do të jenë përfaqësues të institucioneve komunale. Banorët smiras do të kenë mundësi të parashtrojnë nevojat e fshatit për investime si dhe do të njihen për së afërmi me procesin e planifikimit të buxhetit komunal për vitet në vijim.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë banorët e Smirës.