Familja Sejdiu, është e indinjuar pse ka mbetur pa u përfshirë në rrjetin e kanalizimi të ri të fshatit. Naim Sejdiu, në emër të familjes, për këtë anashkalim kërkon përgjigje nga udhëheqësia e fshatit, të zgjedhurit dhe oganet komunale, pasi e ndiejnë veten të ofenduar, të lënë pas dore dhe të pa rëndësishëm.

Në vazhdim po e botojmë të plotë reagimin që ka ardhur në adresë të portalit fshatismire.com

 

“Përshëndetje e nderuara udhëheqësi e fshatit Smirë!  Unë Naim Sejdiu si qytetar i fshatit ju bëjë pyetje udhëheqësise së fshatit pse ne 5 djemtë e Fehmi Sejdiut dhe Musa Sejdiu nuk kemi kanalizim, përkundër faktit kur e dimë të gjithë ne si qytetar por edhe udhëheqja komunale se kanalizimi është punuar duke mos e plotësuar asnjë kriter teknik d.m.th është punuar në formën më të keqe të mundshme. Për këtë janë në dijeni të gjithë, por ne si familje edhe me këtë kanalizim të keq kemi mbetë pa të. Bëj pyetje pse a jam pjesë e këtij fshati? Unë mendoj se si familje kur kanë qenë në pytje aksionet, kurrë nuk ju kemi ndarë dhe kurrë nuk na keni kursyer. Vetëm një fakt po e përmendi për asfaltimin e lagjes kam dhënë 2500 euro. Poashtu për familje skamnore kontribojmë në Smirë dhe jashtë Smirës mbrenda mundësive që kemi e sidoms firma ‘Idel Plast’-me pronar Jahi Sejdiun po në nuk kemi traditë me ba reklama siç po bëni ju.

Ne si shoqëri jemi duke i kontribuar krimit, sepse të këqijat nuk po i rapotojmë por po heshtim edhe heshtja është pranim si për të keq ashtu edhe për të mirë. Unë jam punëtor i terrenit dhe eci tërë Kosovën dhe shoh punë të ndryshme si kryhen, por si në Smirë që është punuar pjesa e kanalizimit keq unë nuk kam parë. Duhet ta pyetni udhëheqësin teknik dhe mbykëqyrësin, poashtu edhe komisionin pranues të projektit, nëse është pranuar sa kg hekur janë paraparë për projekt të kanalizimit dhe a është futur ndonjë kg hekur. Une ju garantoj se asnjë kg hekur nuk është futur në kanalizim.

Ky është krim i organizuar i shoqërisë kosovare që për qdo ditë jemi duke u fundosur, sepse po i plaçkisin paret e shoqërisë tonë që ne vetë kontribojmë për këtë buxhet e hajnat pra syve po na i marrin me projekte false, në dreka darke e ku tjetër.

Unë sa di kemi dy këshilltar komunal nga fshati dhe paguhen nga taksapaguesit e Kosovës. A janë në dijeni për këtë problem dhe a e dinë ata se kryetari i komunës Sokol Haliti mjetet e kanalizimit të fshatit Smirë pa u kryer kanalizimi i ka bartur në projektin e kanalizimit të fshatit Vërban. Ju lutem a nuk është shkelje kjo?! Ky rast është për hetim të krimeve të renda, këshilltarët dhe kryetari i fshatit ose nuk dinë ose janë të zhytur ne krim. Si shoqëri jemi duke i kontribuar krimit në forma të ndryshme.

Këte e them se të marrësh poste ose detyrë në këtë kohe nuk është privilegj por është përgjegjesi e si duket te ne nuk jemi kah e kuptojme këtë punë. Unë mendoj se ne komision të fshatit kur je ke përgjegjësi se shoqëria të beson këtë punë. E unë di se 40 mijë euro për asfaltimin e rrugës kryesore janë harxhuar dhe kurrë nuk i është raportuar komisionit si janë harxhuar këto mjete dhe ku janë shpenzuar ato mjete, e kur dihet se këtë projekt e ka kryer Ministria e Transportit. Çka vlen të theksohet në këtë rrugë është ndërtuar trotuar që nuk e ke as në Bangladesh dhe askush nuk e ka ngritur këtë çështje. Ka me na gjyku koha dhe fëjiët tanë pa e përjashtuar as veten.

Unë kërkoj përgjigje nga ju për ndryshe unë e ndij veten shum shume rënd të ofenduar nga fshati për mos përfillje në këtë projekt,d.m.th ne si familje konsiderohem të pa rendësishem për fshatin”, thuhet në reagimin e Naim Sejdiut, në emër të familjes Sejdiu.

1 Koment

  1. Bekim Ramadani on

    E perkrahu kete shqetesim te z.Naim Sejdiu.Eshte e turpshme menyra se si eshte lene pa u kyqur jo vetem kjo familje por edhe pjese tjera te fshatit,Te xhamija e fshatit po ashtu eshte lene kanalizimi ne gjysme pa perfunduar.
    Ne kemi qene deshmitar te gjithe se si eshte punuar e çka eshte punuar,dhe vertet personat te cilet kane qene te autorizuar per mbikeqyrjen e ketije projekti duhet dhene pergjegjesi para banoreve te fshatit si dhe para ligjit sepse tek e fundit keto para te hargjuara ne kete projekt jane para tonat!

Leave A Reply