Autor: Tefik Salihu

Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 70 vjeçe, ka ndërruar jetë Tevide Aliu-Arifi (nëna e Migjen Arifit). Varrimi do të bëhet nesër, më 6 mars 2016, nga ora 12:00, në Smirë. Ngushëllime familjeve Arifi dhe Aliu dhe të afërmve të ndjerës!

Read More

Të rinjtë vitias dita-ditës po shprehin talentin e tyre në fusha të ndyshme kulturo-artistike.  Një grup prej mbi 20 të rinjve e të rejave ka shfaqur program, në përfundim të kursit  tremujor të vallëzimit modern.  Kursi ‘Step By Step’,  si pjesë e projektit ‘Culture in Action’, është financuar  nga Komisini Evropian dhe është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë  për Kulturë, RIni e Sport, në Komunën e Vitisë dhe  OJQ ‘PMCS’.  Tefik Salihu nga kjo organizatë ka thënë se ideja e oranizimit të këtij kursi që ka përshirë të rinj të moshës nga 12-18 vjet, ka disa qëllime dhe ka pasur…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë e Vitisë ka bërë të ditur se në kuadër të masave operative për mbrojtjen e pyjeve do t`i mbyllë me ekskavator rrugët hyrëse për në pyjet publike. Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për parandalimin e transportimit pa leje të drunjve. Me këtë rast në fshatin Sllatinë e Epërme është konfiskuar një automjet transportues me dru. Veton Ademi, drejtor i Bujqësisë, deklaron se lokalitetet, të cilat janë potencialisht më të rrezikuara është fshati Letnicë dhe Gryka e Anamoravës. Ndaj për këtë ata kanë pasur patrullime të përbashkëta polici- roja pylli.…

Read More

Njoftohen bujqit e komunës së Vitisë, të cilët janë të interesuar për të aplikuar në grantet e Ministrisë së Bujqësisë, se aplikimi ka filluar nga data 25 shkurt dhe do të jetë i  hapur deri më 5 prill 2016. Të interesuarit për aplikim, mund të lajmërohen në zyrat e Drejtorisë komunale të Bujqësisë në Viti, ku  mund të njoftohen me plotësimin e aplikacioneve.

Read More

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka takuar  strukturat dhe simpatizantët e AAK-së në Viti. Haradinaj edhe një herë ka thënë se marrëveshjet e qeverisë për Asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionin janë të dëmshme, është vërtetuar se ato marrëveshje nuk  janë në harmoni me kushtetutën e vendit. “Në protestën e radhës që do të zhvillohet me 26 mars, besoj se do të vijmë deri te momenti kur do të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Askush nuk humb me rënien e kësaj qeverie. Edhe sot këtu ju bëjmë thirrje që të jemi bashkë me 26 mars, të jemi sa më…

Read More

Varrimi i Vjollca Zuka-Topallit (e bija e Izet Zukёs),  nga Smira, do tё bёhet sot mё 19 shkurt 2016, nga ora 12:00, nё varrezat e Lagjes Topojan nё fshatin Greme tё komunёs sё Ferizajt. Vjollca ndёrroi jetё tё martёn, nё Witten tё Gjermanisё, pas njё sёmundje tё rёndё, nё moshёn 32 vjeçare.  Ajo ka lёnё pas vetes bashkёshortin dhe dy fёmijё. Ngushёllime familjeve Zuka dhe Topalli dhe tё afёrmve tё ndjerёs!

Read More

Familjarët e Liridon (Halim) Imerit, nga Smira, kanë përgënjeshtruar lajmin e postuar sot në disa portale, për kinse vdekjen e tij.  Besnik Imeri, i tha portalit tonë se djali i axhës së tij, Liridoni është shëndosh e mirë dhe nuk është e vërtetë ajo që shkruajnë portalet. Sipas tij, madje Liridoni as akdident nuk ka pasur fare. Ndryshe, disa portale kanë shkruar se Liridoni ka humbur jetën mbrëmë në aksident trafiku në aksin Gjenevë-Lozanë.

Read More

Smirasi Hasim Asllani, pronar i kompanisë “Metal Teknika Asllani”, me seli në Bresje të Fushë Kosovës, në prag të 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka treguar për  historikun e projektimit, përpunimit dhe konstruktimit të monumentit NEWBORN, i  cili sot gjendet para Pallatit të Rinisë në qendër të Prishtinës. Rrëfimi për jetën dhe profesionin e tij të metalpunuesit ka një histori të gjatë. Por Hasim Asllani për Botapress, ndër të tjerash, flet edhe për një  punë të veçantë që e ka bërë: Punimin e NEWBORN-it, që simbolizon  lindjen e pavarësisë së Kosovës. Ai tregon se krejt punët prej përpunimit, konstruksionit, ngjyrosjes…

Read More

Kosova shënon sot tetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë, por si asnjëherë më parë, kjo ditë po shënohet ndaras dhe në dy forma, me kremtim dhe protesta. Agjenda e paraditës në sheshet e Prishtinës, parasheh organizimin e aktiviteteve të parapara nga Këshilli Organizativ i cili funksionon nën autoritetin e Qeverisë së Kosovës, për shënimin e tetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Përderisa pasditja, pritet t’i ‘takojë’ opozitës për organizimin e protestës me të cilën do të kërkohet dorëheqja e qeverisë së Kosovës. Ceremonia qendrore gjatë orëve të paradites do të jetë parakalimi i Forcave të Sigurisë dhe të…

Read More