Në vazhdën e aktiviteteve të veta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Viti, ka organizuar një takim me strukturat e degës. Në këtë takim prezentuan nënkryetari Ahmeti Isufi, nënkryetarja dhe shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, deputetët Daut Haradinaj , Lahi Brahimaj si dhe anëtarët e kryesisë Xhavit Zariqi dhe Lulzim Leci.

Takimin e hapi kryetari i degës, z.Afrim Salihu, duke fol për aktivitetet e degës së Aleancës dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.  Ahmet Isufi potencoi se ka ardhur koha që kjo qeveri të shkoj bashkë me marrëveshjet antikushtetuese të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Donika Kadaj- Bujupi, deklaroi se është krenare që ka rastin përmes përfaqësimit të AAK-s në Kuvend të mbrojë interesat e popullit të Kosovës dhe  kur bëhet fjalë për interesin nacional,   gjithmonë do të verpojë njejtë, si deri më tani.  

Xhavit Zariqi, tha se angazhimet e deritanishme të AAK-s janë në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit dhe republikës nga kjo qeveri që po sillet e papërgjegjshme.

Daut Haradinaj përgëzoi degën për punën në organizimin e tyre, por edhe kërkoi që të përgaditen për zgjedhje të reja, pasi që kjo qeveri së shpejti do të bjerë, sepse me veprimet dhe gabimet e veta kanë dëmtuar rendin kushtetues.  (AAK Dega ne Viti – Faqja Zyrtare)

Leave A Reply