Kjo  gropë është lënë e hapur, mu skaj rrugës ‘Metush Ibrahimi’,  në Smirë, pas hapjes së kanalit nën asfalt për vendosjen e fijeve optike  nga Telekomi i Kosovës.  Projekti kishte filluar së realizuari në tetor të vitit të kaluar, por nuk dihet pse kjo pjesë ka mbetur  e pambuluar. Kështu sic është, shoferët e shohin rrezik për ta, sidomos tani kur ka rënë edhe borë dhe nuk shihet fare, pasi ajo as nuk është shënjuar si duhet nga kompania e kontraktuar nga Telekomi i Kosovës për t`i kryer punimet.

Leave A Reply