Arsimtari i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Hysni Hasani, ka përfunduar karrierën në arsim. Ai, është përcjellur në pension me fjalë të mira në një takim, që Këshilli organizativ i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, ka organizuar për nder të pensionimit të tij.
Udhëheqja e shkollës, kolegët dhe nxënës të arsimtarit Hysni, shprehën falënderimin dhe respektin për kontributin që ka dhënë për dekada në prcesin edukativo-arsimor. ‘Arsimtari Hysni Hasani gjatë gjithë këtyre viteve sa kemi punuar bashkë, nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjenerata te reja. Ai punoi me përkushtim dhe ishte i respketueshëm nga nxëënsit dhe kolektivi. Me rastin e ditëlindjes dhe pensionmit, i urojmë arsimtarit, kolegut tonë shëndet të mirë, pension të rehatshëm dhe të gjitha të mirat në jetë me familjen e tij’, ka thënë drejtori i SHFMU ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, Xhavit Sahiti.
Drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit, në Viti, Qahil Sinani, shprehu fjalë miradije për punën e Hysni Hasanit, duke cmuar lart rolin e mësimdhënësit në përgjithësi për shoqërinë. Ai e nderoi me mirënjohje arsimtarin Hysni.
Edhe kolegët e arsimtarit Hysni Hasani, shpreheshin të nderuar që kanë pasur rastin të punonin me të, duke e cmuar karakterin njerëzor dhe nivelin e tij profesional.
Në këtë takim përshëndetës, për nder të arsimtarit të tyre, nxënësit recituan vjersha.
BIOGRAFIA:
Hysni Hasani lindi në fshatin Smirë më 2 shkurt të vitit 1951. Katër klasët e shkollës fillore i maroi në vendlindje, kurse katër të tjera ne fshatin Goshicë. Menjëherë pas mbarimit të shkollës fillore u regjistrua në shkollën e mesme Bujqësore në Viti. Në vitin 1970/1971 regjistroi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, për të marrër titullin arsimtar i lëndës së Gjuhës dhe letërsisë shqiptare në vitin 1976.
Në tetor të vitit 1973 filloi punën në Shkollën Fillore `Marko Rajkoviq`, në Vërbovc në ciklin e ulët paralelja e ndarë në Lubishtë, ku punoi me klasën e parë.
Një vit më vonë më 1974/75 kthehet nga Lubishta për të vazhduar punën me ciklin e lartë në paralelet shqipe.
Në shtator të vitit 1977/1979 dy vite punoi si professor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare pranë Qendrës Shkollor ‘Boro e Ramizi` në Viti .
Që nga viti 1979/1980 kthehet prapë në Vërbovc për të vazhduar punën si arsimtar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare deri në vitin 1991.
Po këtë vit pushteti i atëhershëm serb, e ndërpreu mësimin për shqiptarët, por Hysni Hasani në asnjë moment nuk e ndërpreu angazhimin e tij në sistemin arsimor, të drejtuar nga Qeveria e përkoshme e Republikës së Kosovës. Për më tepër, arsimtari Hysni për tetë vite iu ekspozua rrezikut të përhershëm për shkak të udhëtimit për të shkuar në punë në rrethana të vështira politike.
Pas përfundimit të luftës ai vazhdoi aktivitetin në Viti, pastaj në Mogillë. Kurse, nga viti 2009/2010 kthehet ne në fshatin Smirë për të vazhduar punën në shkollen fillore `Dëshmorët e 5 Prillit`, duke dhëne kontribut të cmueshëm deri më 2 shkurt 2016.
1 Koment
Arsimtarit Hysni Hasani i uroj pensionimin pas nje pune jo vetem shumvjecare por edhe shum te suksesshme , duke dhene kontributin e vete ne edukimin dhe arsimin e shum brezave te rinj ne shum shkolla e fshatra te Vitise.Po njekohsisht z Hasani i uroj edhe ditelindjen duke i deshiru edhe shum ditelindje tjera te percjellura me shendet te mire, fat dhe limturi familjare.