Rruga ‘Arif Arifi’, nё Smirё ka marrё pamje tё re. Me inciativё tё Gazmend Ferizit, nё tё dy anёt e rrygёs, nё gjatёsi rreth 550 metra, janё mbjellё rreth 500 drunj dekorativ. Gazmendi thotё se me vullnet të mirë bëhet gjithçka, madje-madje ndryshon dhe mënyra e të jetuarit. ‘Unë në pranverën e vitit të kaluar kisha marrë si iniciativë për mbjelljen e pishave përreth rrugës në të dy anët, por atёherё nuk arrita tё konsolidohem komplet me krejt lagjen, andaj dhe iu kaloi koha, prandaj e prita nëntorin për këtë qëllim’, tregon Gazmendi fillet e iniciativёs.
Gazmendi fillimisht ishte konsultuar me drejtorin e Bujqёsisё, Pylltarisё dhe Zhvillimit Rural, nё Viti, Veton Ademi, i cili e ka udhёzuar se si tё veprojё. ‘E çmoj shumё këtë mundësi që ma tregoi Vetoni, i cili më drejtoi deri te drejtori i pylltarisë Selmani Selmani. Ai më njoftoi më gjerësisht për mënyrën se si t`i marrim pishat për lagjen dhe më drejtoi deri te pishat në pyllin e Tërpezës. Drejtori Selmani mё tha se te pishat e Tёrpezёs, ka nevojё tё pastrohet sipёrfaqja nga fidanёt e rinjё qё kanё mbirё gjthandej nga farat qё kanё rёnё’, thotё Gazmendi.
Ai tregon se i ka ftuar disa tё rinjё, tё cilёt i ka paguar vet dhe kanё shkuar nё Tёrpezё pёr t`i nxjerrё fidanёt dhe pёr t`i sjellё nё Smirё. ‘Herёn e parё i kemi marrё rreth 230 fidanё, kurse herёn e dytё rreth 270 tё tjerё. I kemi mbjellё nё kohё tё pёrshtatshme dhe shpejt e shpejt, kёshtu qё fidanёt nuk kanё pritur dhe kam shpresё se në pranverë do ta marrin veten dhe do tё rriten të gjitha. Ne kemi mbjellё gjithkund ku ka pasur mundёsi, ku nuk kemi penguar lёvizjen e banorёve tё lagjes. Pastaj, disa banorё tё lagjes edhe kanё paguar dhe kёshtu mё kanё kompensuar shumёn qё u kam dhёnё atyrё qё mё ndihmuan’, shprehet Gazmend Ferizi.
Kёtё vepёr tё Gazmendit e kanё çmuar lart banorёt e rrugёs sё tij dhe Kёshilli i fshatit nё krye me Afrim Salihun. ‘Aksion extra i mirё, i qёlluar dhe i nevojshёm. Kemi biseduar me Gazin dhe ai ёshtё shprehur i gatshёm qё tё vazhdohet edhe nё pjesё tjera tё fshatit. Do ta ketё mbёshtetjen e tё gjtihёve, besoj’, ka thёnё Salihu.
Gazmendi, tregon se ka menduar tё vazhdojё aksionin pёr gjelbrimin e gjithё fshatit, kёtё pranverё, por pёr shkak se sivjet ёshtё paralajmёruar tё instalohet rrjeti i ujёsjellёsit, fidanёt e pishave do tё mund tё dёmtoheshin, duke hapur kanalet, kёshtu qё kёtё e ka lёnё pёr vjeshtё. Ai, e pёrfundon bisedёn me thёnjen: “Nuk ka punë që nuk bёhet, vetëm duhet t’ia gjesh formulën”.



1 Koment
shum bukur fshati smir veq vazhdoni