Mërgimtarët smiras vazhdojnë ndihmat e tyre për SHFMU ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë. Kryesia e Shoqatës ”Smira” me seli në Gjenevë, i ka dhuruar asaj një makinë për pastrimin e dyshemesë. Kurse kompania ”Eliot Trans”, bëri gratis transportin e saj nga Zvicra. Edhe mërgimtari Avdirrahim Rrahmani, ka sjellë nga Zvicra një kositëse të barit për nevoja të shkollës. Shkolla i falënderon mërgimtarët për këtë përkushtim.
Autor: Tefik Salihu
Me ndezjen e flakadanit në sheshin Nijazi Azemi në Viti, ka nisur manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2016”, i cili i kushtohet dëshmorit Njazi Azemi, i njohur në luftë si komandant ‘Mjekrra’. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes solemne, ishin përfaqësues Institucional, udhëheqës të komunës së Bujanovcit, nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, UÇPMB-së, si dhe artistë, piktor, shkrimtar dhe mysafirë të shumtë. Manifestimin e sivjetmë të “Flakadanit të Karadakut” e shpalli të hapur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Ai ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo ngjarje e cila nderon…
Stafi i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, drejtori, sekretari dhe punëtorë teknik, bashkë me nxënës, duke ngjyrosur vullnetarisht rrethojat e oborrit. Kjo nuk është hera e parë që bëhet punë vullnetare në shkollë.
Avdyl Bajrami është zgjedhur kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në mandatin katërvjeçar. Ai ishte më i votuari në Kuvendin dhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj organizate. Bajrami është shprehur se do të angazhohet me tërë qenien e tij në udhëheqjen e degës së OVL-së në Viti. Bajrami gjithashtu, ka falënderuar veteranët për besimin e dhënë. Kjo është udhëheqja e re e degës së OVL të UÇK-së në Viti: Abdyl Bajrami-kryetar, Sabedin Ilazi – nënkryetar, kurse anëtarë të kryesisë janë: Hazir Mala, Xhemil Sadiku, Isuf Behluli, Rexhep Ajeti, Kemajl Sabiti, Zymri Ismajli, Selver Haxhiu, Bejtush…
Prej sot deri më 25 prill, të gjithë bujqit e komunës së Vitisë, mund të aplikojnë për subvencione të bujqësisë. Në Drejtorinë e Bujqësisë në Viti, kanë bërë të ditur se aplikimi mund të bëhet në Programin e Ministrisë së Bujqësisë për subvencionimin e fermerëve në kultivimin e kulturave të ndryshme. Granit Avdyli zyrtar në këtë drejtori, ka njoftuar se bujqit përveç që do të aplikojnë për subvencionime të kulturave të ndryshme bujqësore, do te kenë mundësi të aplikojnë edhe për pagesa direkte. Sipas tij, përfitues mund të jenë të gjithë fermerët të cilët përmbushin kriteret e parapara nga ana…
Pas një sëmundje të shkurtër ka nďërruar sot jetë në moshën 90 vjeçare Haxhi Sahit (Islam) Ramadani. Varrimi do të bëhet të enjten më 10 mars 2016 nga ora 15:00. Ngushëllime familjes Ramadani dhe te afërmve të ndjerit.
Ftohen ambientalistët, përfaqësuesit e partive, këshilltarët komunalë nga fshati dhe dashamirët e natyrës, në përgjithësi, që t’i bashkohen aksionit për pastrimin e ambientit në Smirë. Aksioni do të zhvillohet të shtunën, më 12 mars 2016. Takimi në orën 09:00, te “Beni Impex”. Këshilli i Fshatit Smirë.
Edhe Vitia ka nderuar dëshmorët e kombit të kësaj komune, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. Kyetari i Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë bashkë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, subjekteve politike, qytetarë dhe familjar të dëshmorëve kanë vënë kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti. Me këtë rast u tha se në 18 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, po përkujtojnë veprën e dëshmorëve për lirinë e këtij vendi.
Xhamisë së fshatit Smirë po i ndërrohet pamja edhe nga brenda. Vëllezërit Fetah dhe Enver Hiseni me vetkontribut po bëjnë renovimin e mureve të brendshme të këtij tempulli fetar. Ata e kanë siguruar materialin e nevojshëm për riparim dhe ngjyrosje por edhe punën e krahut dhe mjeshtrinë. Fetah Hiseni i tha portalit tonë se këtë aksion vullnetar e ndërmorri me të kuptuar se Xhamia ka nevojë për një përmirësim, sepse në disa pjesë ishte dëmtuar ngapak, por edhe ngjyra duhej t`i ripërtërihej. Imami i fshatit, Mulla Gafur Ramadani, në emër të besimtarëve u shpreh mirënjohës për këtë vepër të mirë…
Pas një sëmundje të shkurtër të shtunën, në moshën 46 vjeçare ka ndërruar jetë Sheride Arifi (gruaja e Isuf Arifit). Ajo është varrosur të shtunën në Smirë. E pamja do të zgjasë prej 6-10 mars 2016. Ngushëllime familjes Arifi dhe të afërmve të ndjerës!
