Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe kryetari i i Vitisë Sokol Haliti, përuruan sot Qendrën Rinore, të realizuar me bashkëfinancim të ministrisë dhe komunës në vlerë totale prej 20 mijë euro.

Kryetari Haliti falënderoi Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport për të gjitha projektet, duke përmendur në veçanti edhe projektin e Qendrës Rinore, në të cilën rinia vitiase tash e tutje do të ketë edhe një vend të ri, ku mund t`i zhvillojë aktivitetet.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani, duke folur rreth rëndësisë së projektit, ka thënë se Qendra Rinore, e hapur në saje të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Ministrinë e Kulturës, e cila do të udhëhiqet nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, do të vë në funksion të rinjtë vitias në zhvillimin aktiviteteve rinore.

Ministri Shala ka thënë se investimet e rëndësishme kapitale në komunën e Vitisë do të vazhdojnë. “Bashkë me komunën dhe Komisionin Evropian do ta revitalizojmë Shtëpinë e Kulturës. Po ashtu do të bëjmë edhe investime të rëndësishme në Shkollën e parë shqipe në Stubëll të Epërme, ndërsa brenda pak javësh do të fillojnë punimet në palestrën sportive, projekt ky i rëndësishëm dhe një projekt kapital rreth një milion euro” u shpreh Ministri Shala.

E, kryetari i Këshillit të VeprimitRinor Lokal,  Adnan Ramadani ka folur për planin e këtij këshilli në këtë Qendër Rinore.

Leave A Reply