Autor: Tefik Salihu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bwrw tw ditur nw  takimin e 15-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë,  arritjen e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Sipas tij, me këtë do të sigurohet një situatë e qëndrueshme energjetike, përcjell “Kosovapress”. “Dëshiroj ta përmbyll me një lajm që tashmë e dini të gjithë. Kosova ka arritur marrëveshje me një investitor serioz privat për investime në energji, për një termocentral të ri që është 500 Megavat dhe i cili kap vlerën e investimeve 1 miliard e 300 milionë euro dhe që fillon me zbatim nga viti që vjen.…

Read More

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) dhe Policia e Kosovës në Viti, kanë nisur fushatën për vetëdijesimin e qytetarëve gjatë përdorimit të fishekjarreve për festat e fundvitit. EVSB dhe Policia u bëjnë thirrje tregtarëve që të  mos u shesin nxënësve mjete piroteknike, ngase përpos rrezikut, ato janë të sanksionuara edhe me ligj. Posterët u shpërndanë dhe u vendosën nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë.

Read More

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari solli para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut të gjeturat dhe rekomandimet e institucionit që përfaqëson në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës. “Konfirmojnë se rryma elektrike e shpenzuar në veri inkasohet nga qytetarët e pjesës tjetër të vendit dhe vlera është tetë milion euro kjo është shkresë zyrtare e dhënë nga Zyra e Rregullarrit të Energjisë. Në pyetjen pse është ushtruar e pse është zgjedh kjo metodë për më t’i mbuluar shpenzimet e veriut na është thënë se po të mos…

Read More

Policia e Kosovës ka shtuar masat pas rritjes së numrit të aksidenteve në trafik.Vetëm sivjet 118 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Për të përmirësuar nivelin e sigurisë në trafik, nga janari deri në muajin tetor, policia e trafikut rrugor ka shqiptuar 344 mijë e 946 tiketa për kundërvajtje, shkruan Indeksonline. Nëse krahasojmë periudhën e njëjtë me vitin e kaluar, ku ishin shqiptuar 276 mijë e 453 gjoba këtë vit ka mbi 68 mijë gjoba më shumë.  Nga zyra për media e Policisë së Kosovës, në një përgjigje për Indeksonline thuhet se njësitë policore po monitorojnë dhe menaxhojnë trafikun…

Read More

Kosova rrezikon të hyjë në një kolaps të thellë energjetik dhe rritje të madhe të faturave nëse nuk ndërmerren hapa të shpejtë për të zhbllokuar vazhdimin e mihjes drejt Shipitullës dhe Hades, raporton KTV. Madje të dhënat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE)  flasin për rritje të çmimit të energjisë deri në 18.7%. Këto komente kanë dalë në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ku është diskutuar për situatën energjetike në vend, me një theks të veçantë për pjesën në veri të vendit. Anëtarët e bordit të ZRRE-së kanë thënë të jenë ankuar ndaj vendimit të gjykatës rreth pezullimit të…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanović. Kryetari Haliti, e ka njoftuar atë për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, konkretisht për projektet në interes të qytetarëve të kësaj komune por edhe për projektet të cilat janë realizuar në fshatin Letnicë ku jetojnë disa familje të komunitetit kroat. Ai ndër tjerash tha se është i përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira për jetesë për të gjithë qytetarët e kësaj komune dhe atë pa dallime. Haliti gjithashtu çmoi lart kontributin e kroateve për të mirën…

Read More

Mërgimtari ynë Osman Ademi me qëndrim në Austri, duke pozuar me mburrje para fotografisë së rekordmenit botëror, Agim Agushi, në Pallatin e njohur të kryeqytetit kroat, Zagreb,”Vatrosllav Lisinski”. “Te dielën ndoqëm një program artistik nga pakicat kombëtare në Kroaci, ku një rol bukur të mirë kishte edhe pakica shqiptare. Në holin e pallatit të njohur, Vatrosllav Lisinski, u emocionova kur pashë të ekspozuar foton e rekordmenit botëror të shokut dhe vendasit tim, profi Agim Agushi.  I thashë edhe njëherë “Të lumtë Agim”!, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Facebook.

Read More

KF “Smira” për festat e fundvitit organizon Turne në futboll të vogël. Paraqitja e ekipeve bëhet deri më 22 dhjetor 2017, në orën 12:00, te “Beni Impex”. Të njejtën ditë, nga ora 18:00 hedhet edhe shorti për grupe. Pjesëmarrja kushton 20 €. Ekipet kanë të drejtë të  kenë 2 lojëtarë të huazuar jashtë Smirës. Lojërat do të zhvillohen në fushën e shkollës në Smirës Kontaki: 049 381 139, Këshilli organizativ.

Read More

Smira dhe pothuaj pjesa më e madhe e vendit kanë marrë sot pamje tjetër, nga bora që ka nisur të bie mbrëmë. Temperatura më e lartë, sot, parashikohet të jetë 0 Gradë Celsius, kurse në ditët në vijim do jetë pak më e lartë dhe nuk do të ketë reshje.

Read More