Vëllezërit Jeton dhe Premton Idrizi me punë të përkohshme në Bazel të Zvicrës, vizituan bashkë me fëmijët e tyre shkollën ‘’Dëshmorët e 5 Prillit’’, në Smirë ku u pritën nga drejtori i shkollës. Në bisedë e sipër ata shprehën gatishmërinë që të ndihmojnë shkollën me 1000 euro për vendosjen e një dere të re në hyrje të shkollës. Drejtori dhe i gjithë stafi i shkollës janë shumë falënderues për këtë investim shumë të qëlluar.
Autor: Tefik Salihu
Kryetari Komunës, Sokol Haliti me bashkëpuntorë në homazhe pranë varrit të ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës të vitit 1990, Hysni Salihu, në përvjetorin e 18 të vdekjes.
Ka ndërruar jetë Isa (Jahi) Sejdiu. Varrimi është caktuar për sot më 16 prill 2017, nga ora 16:30 në Smirë. Ngushëllime familjes Sejdiu dhe të afërmve të ndjerit!
Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës pritet të jenë më të theksuara, kur mund të sjellin edhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillën në mes 6 e 20 gradë celsius. Nesër, në ditën e dytë të fundjavës, parashihet të ketë më shumë vranësira e edhe gjasa për reshje shiu të cilat mund të përcjellen edhe me bubullimë. Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të lëvizin në mes 5 e 18 gradë celsius
Kryeministri Isa Mustafa për herë të parë e ka përmendur mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme nëse Marrëveshja për Demarkacionin nuk kalon në Kuvend. Edhe shefi i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, thotë se koalicioni mund të rrëzohet nëse nuk ka vendimmarrje. Ndërsa partitë opozitare e mirëpresin gatishmërinë e shefit të Qeverisë për zgjedhje, shkruan sot, gazeta Zeri. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka përmendur për herë të parë mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme nëse Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk kalon në Kuvend. I pari i…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka siguruar qytetarët e Kosovës se siguria në vend është e qetë dhe stabile. Hoxha ka bërë apel tek qytetarët që të jenë vigjinetë sa i përket vendeve me turma të njerëzve. “Siguria në Kosovë është e qetë dhe stabile, policia është në nivelin e detyrës dhe janë të gatshëm që aktualisht nuk ka ndonjë sfidë të veqantë dhe shqetësuese që qytetarët duhet të shqetësohen por vetëm të kenë vigjilencë në cdo vend”, tha Hoxha në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.“Unë mund të them se qytetarët duhet të ndihen të qetë por me…
Kaltrina Sylejmani ka lënë postin e drejtoreshës për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Vitisë. Ajo ka dhënë dorëheqje për aryse personale. Në vend të saj ushtrues detyre deri në zgjedhjet e ardhshme lokale është emëruar Milot Lala, aktualisht kryetar i Forumit Rinor në degën e LDK-së në Viti. Milot Lala ka studiuar në Business Management në Kolegjin Riinvest. Kaltrina Sylejmani ka marrë lavdata nga qutoritetet lokale, shoqëria civile, klubet e shoqatat, për zhvillimin e promovimin e kulturës dhe sportit në Komunën e Vitisë.
Një marrëveshje e re mirëkuptimi mes komunës së Vitisë dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg, është nënshkruar sot nga kryetari Sokol Haliti dhe përfaqësuesi i këtij Fondacioni Fisnik Beqiri. Kjo marrëveshje e mirëkuptimit, krijon një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovë- Luksemburg dhe komunës së Vitisë për zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve të projektit brenda strukturës së Strategjisë së këtij fondacioni për periudhën 2017-2019, e financuar që të zbatohet në këtë regjion nga Qeveria e Luksemburgut, nëpërmjet Cartitas Lukxemburg. Marrëveshja e mirëkuptimit parasheh bashkëpunimin e të dyja Institucioneve për bashkëfinancim të aktiviteteve në projektin e Arsimit (Përkrahja e Iniciativave Shkollore), për gjenerimi të të…
Xixëllonja (Sadik) Ademi po radhit sukseset në Gjimnastikë artistike. Ditë më parë, ajo zuri vendin e parë në Kantonin e Gjenevës të Zvicrës, në kategorinë 14 vjeç. Pas këtij suksesi, ajo tani pritet të zgjedhet për përfaqësimin federale të Zvicrës.
