Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanović. Kryetari Haliti, e ka njoftuar atë për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, konkretisht për projektet në interes të qytetarëve të kësaj komune por edhe për projektet të cilat janë realizuar në fshatin Letnicë ku jetojnë disa familje të komunitetit kroat. Ai ndër tjerash tha se është i përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira për jetesë për të gjithë qytetarët e kësaj komune dhe atë pa dallime. Haliti gjithashtu çmoi lart kontributin e kroateve për të mirën e vendit. Pjesë e këtij takimi ishte edhe Agim Lipovica, Komandant i Stacionit Policor në Viti.

Leave A Reply