Është hedhur shorti i grupeve për turneun në futboll të vogël, të organizuar nga KF “Smira” për festat e fundvitit. GRUPI A Market “Visari” “Ultras” …
Autor: Tefik Salihu
Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë paguar rrymën për gjithë komunitetin serb në Kosovë dhe jo vetëm për ata të veriut. Që prej vitit 2012 KEK-u kishte filluar zgjerimin e rrjetit nëpër të ashtuquajturën “enklavë” serbe në Kosovë dhe po atë vit KEK-u faturat e serbëve ia kishte dërguar UNMIK-ut ndërsa sipas drejtorit të KEK-ut, një faturë i është dërguar edhe qeverisë së Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë. Ndërsa sa I përket shtrenjtimit të rrymës, sipas tij, kjo është bërë kuturu, pa shifra të sigurta. Gjukaj në “Interaktiv” ka…
Vitinë sot e ka vizituar Analisti i politikave ndërkombëtare Janusz Bugajski. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, e ka vlerësuar atë si një mik të afërt të kosovarëve, i cili përherë ngriti zërin për pavarësinë e shtetit të Kosovës. Anëtari i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Washington DC, Bugajski ka mbajtur një ligjëratë para qytetarëve të Vitisë. Ai folur rreth ndikimit të Rusisë në Ballkan. Duke folur për politikat e Rusisë karshi regjionit tha se Rusia pretendon të shtrijë fuqinë e vet politike në Ballkan, e posaçërisht në Kosovë. Duke analizuar situatën në…
Ka përfunduar renovimi komplet nga solidariteti i shtëpisë së Kadire Salihut nga fshati Smirë. Iniciativa ishte nga Shoqata Humanitare “Vitia” me seli në Gjenevë, familjarët, Këshilli i Fshatit dhe nga Zyra për koordinimin e këshillave të fshatrave në Komunën e Vitisë, kurse është përkrahur nga Shoqata “Smira” në Gjenevë, mërgimtarët nga vende të ndryshme të Evropës dhe vullnetmirë të tjerë. Projekti humanitar ka përfshirë renovimin komplet të shtëpis brenda dhe jashtë: pllakat e betonit, ibërcuk, laminat, dyer e dritare të reja, instalimi i rrjetit elektrikt, nyjeve sanitare, ujit, izolimin dhe fasadimin, ndërrimin e kulmit, ulluqet, llamperinë si dhe pajisjen me mobilje…
Këtë vit në Kosovë ka pasur epidemi fruthi. Që nga muaji qershor prej që është paraqitur ky virus, ka prekur 1,005 persona ku prej tyre 552 janë hospitalizuar në Klinikën infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kështu i tha Radios Evropa e Lirë, Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës infektive, sipas të cilit të prekurit nga ky virus, janë kryesisht fëmijë, por që është përhapur edhe te të rriturit dhe ka prekur moshat deri në 50 vjeç. “Dy raste që janë në trajtim në Klinikën infektive, janë mjaft të rënda. Gjatë këtyre muajve prej kur është paraqitur sëmundja, dy raste kanë përfunduar me…
Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve po synojnë që përmes peticionit të parandalojnë përleshjen e radhës mes qenve, e cila është paralajmëruar që të mbahet në Firajë të Shtërpcës, më 17 dhjetor 2017. Në tekstin e peticionit i bëhet thirrje madje edhe kryeministrit te vendit Ramush Haradinaj që ta ndalojë njëherë e përgjithmonë këtë dukuri. Poashtu kërkohet që Policia të ndërmarrë masa kundër organizuesve të përleshjeve me qen dhe keqpërdorimit të tyre. Në peticion i kërkohet kyeministrit që të rishikojë një ligj për mbrojtjen e kafshëve, ku dënohet rëndë çdo rast mizorie ndaj kafshëve dhe çdo organizim i tillë. …
Kryeministri Ramush Haradinaj ka zbuluar për Ekonomia Online detaje nga marrëveshja që Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë, këtë të mërkurë, me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Në një intervistë për EO, Haradinaj thotë se marrëveshja siguron investime të konsorciumit amerikan prej 1.3 miliard euro, që do të jetë investimi më i madh i huaj. Qeveria do t’i sigurojë “Contour Global” kthimin e investimit 18.5 për qind dhe jo 24 për qind sa ishte negociuar nga Qeveria e kaluar. Ashtu sikur ka paralajmëruar opozita dhe disa organizata të shoqërisë civile, kreu i Qeverisë e…
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë për rritje të çmimit të produkteve nga mielli, mishi, pemët dhe disa ushqime të tjera, raporton KTV. Sipas statistikave, buka dhe drithërat kanë pësuar rritje të çmimit në 2.9 për qind, ndërsa qumështi, djathi dhe vezët 1.2 për qind. Te pemët janë rritur çmimet për 12.8 për qind, që sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, ka ndodhur për shkak se shumica e tyre importohen. Mirëpo, këto përqindje të paraqitura i quajnë tejet të vogla mbrojtësit e konsumatorit, të cilët thonë se në realitet çmimet e produkteve bazike janë edhe më të mëdha,…
Ndonëse ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, deklaroi se segmenti i dytë i Autostradës “Arbën Xhaferi” do të lëshohet prej 15-20 dhjetor, data është shtyrë. Fatos Mani këshilltar i ministrit, tha se punimet tashmë kanë përfunduar. Sipas Manit, 22 dhjetori është caktuar data e lëshimit të segmentit të dytë të autostradës nga Babushi deri në Bibaj. Segmenti i dytë ka një gjatësi 11 km. Sipas Ministrit, segmenti i tretë do të lëshohet në pranverën e vitit të ardhshëm. (rtviliria)
Gjashtë anëtarë të degës së OVL-së UÇK-së në Viti, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre të deritanishme në këtë shoqatë, raporton Plus Tv. Në mesin e tyre, dorëheqje ka dhënë nga detyra e tij edhe Sabedin Ilazi, nënkryetar i kryesisë. Në një deklaratë me shkrim që këta të fundit i kanë dërguar redaksisë, kanë thënë se janë të pakënaqur me udhëheqjen e kryetarit të degës së OVL të UÇK-së në Viti, Abdyl Bajrami. “Ky njeri i ka përçarë veteranët, veturën e organizatës e ka shfrytëzuar për interesat e personale, dhe pa i dhënë llogari kryesisë, mos llogaridhënia për të hyrat…
