Autor: Tefik Salihu

Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të së Vitisë, në prani të këshlltarëve  të rinj dhe mysafirëve  të ftuar, ka dhënë betimin kryetari i rizgjedhur  i Vitisë, Sokol Haliti. Gjithashtu gjatë kësaj seance u bë edhe betimi i 27 këshilltarëve të rinj. Kryetari Haliti në adresimin e parë të tij në mandatin e dytë, e ka vlerësuar këtë si moment të  krenarisë, por njëkohësisht edhe të përgjegjësisë. Ai ka shprehur konsideratën dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në forma të ndryshme dhe u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke mos I harruar edhe ish-kryetarët dhe ish-këshilltarët…

Read More

Naim Pira nga Lidhja Demokratike e Kosovës është rizgjedhur edhe për një mandat nëpostin e  kryesuesit të  Kuvendit Komunal të Vitisë.  Ai mori 15 vota, kurse Remzi Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje,   mori 11 vota. Një votë ishte e pavlefshme. Partia Demokratike e Kosovës  dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk propozuan asnjë kandidat për këtë pozitë, transmeton Plus Tv.

Read More

Vullnetarizmi, solidariteti, respekti, aktivizmi qytetar, vecantitë dhe të gjitha vlerat tjera që ka, vazhdojnë ta mbajnë Smirën në vëmendjen e mediave. Nesër, më 8 dhjetor 2017, nga ora 7:00 në Emisionin e mëngjesit “Ora 7”, në Klan Kosova, do të transmetohet një reportazh i shkurtër, që i kushtohet organizimit të mirë të Smirës dhe njerëzve të devotshëm që ka. Gazetari Ardian Gaxherri, përmes këtij materiali,  prezanton   frymën e bashkëpunimit, bashkëndjenjës dhe bashkëveprimit në mes të banorëve kudo që ndodhen.

Read More

Egzon Azemi, 4-vjeç, është trashëgimtar i vetëm me dy prindërit në familje. Ai vuan nga një e metë që e ka nga lindja, andaj mjekët i kanë rekomanduar shërimin në Francë. Nga kushtet e vështira ekonomike dhe pamunësia për ta dërguar jashtë vendit babai tij, Isufi, lut opnionin smiras brenda dhe jashtë që t’i dalin në ndihmë.   Familja është mirënjohëse ndaj secili vullnetmirë që u ndihmon, sepse sa më shumë që kalon koha, Egzonit, i cili  është në fazat e zhvillimit fizik dhe psikologjik, i humben shpresat për t`u shëruar. Nr kontaktues: Isuf Azemi 045 687 932 Banka: BANKA EKONOMIKE

Read More

Të nderuar qytetarë smiras, Shoqata “SMIRA DARDANE ” organizon tubimin tradicional dhe jubilar, të pestin me radhë me moton “VENDLINDJA NA BASHKON”. Ftohen të gjithë smirasit pavarësisht moshës apo gjinisë që më 20 tetor 2017, në restoranin “SMIRA” në Shkup (në rrugë të Kosovës ), duke filluar nga ora 19:00, të kalojmë një mbrëmje të mrekullueshme dhe vëllazërore. Salla do të jetë e mbushur me shumë vellezër e bashkëvendas nga Smira, Shqipëria, Zvicra e vende tjera. Pjesëmarrja masive e qytetarëve smiras që jetojnë në Shkup i jep kuptim dhe e pasuron tubimin tonë të pestë me radhë. Andaj lutem që…

Read More

Me bashkëpunimin e Shoqatës ‘’Vitia’’ në Gjenevë, familjarëve dhe Këshillit të Fshatit si dhe Zyrës për Mërgimtarë dhe Koordinatori i Fshatrave, në Smirë ka filluar renovimi i shtëpisë për familjen e Kadire Salihut.   Donatorët: Shoqata “Vitia”-Gjenevë                   4000 € Xhelal Misini                                        300 € Nazmi Ibrahimi-Remnik (Lozanë) 200 Sfr Arsim Ymeri                                       200 Sfr Mejreme…

Read More

Falë iniciativës dhe kontributit të familjes, të afërmve, bashkëfshatarëve, miqve dhe njerëve e kompanive të vullnetit të mirë, këtu e në diasporë, familja e Nexhmedin Ymerit nga Smira, është bërë me shtëpi të re. Kjo familje deri tani ka jetuar në kushte joadekuate socio-ekonomike. Familja Ymeri, Këshilli i Fshatit   dhe Këshilli organizativ, falënderojnë të gjithë ata që ndihmuan në forma të ndryshme këtë aksion humanitar, duke i mundësuar familjes Ymeri fillimin e një jete të re.

Read More

Gazetari shumëvjeçar Tefik Salihu nuk do të shkruajë më për  faqen e Smirës www.fshatismire.com, pas gjashtë vitesh të punës vullnetare.   Ai  përmes një letre të dorëheqjes, i ka njoftuar dy administratorët  tjerë të faqes Fidan Ferizin dhe Zeqir Halilin, se me keqardhje do ta lë faqen, për arsye personale.  “Kam vendosur përfundimisht të tërhiqem dhe të mos shkruaj më në faqen e Smirës, për shkak të angazhimeve personale”, ka shkruar Tefik Salihu. Ai ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, mbështetjen dhe respektin  që i kanë bërë faqes së Smirës, si një vlerë e shtuar e shoqërisë dhe një e mirë…

Read More