Policia e Kosovës ka shtuar masat pas rritjes së numrit të aksidenteve në trafik.Vetëm sivjet 118 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.
Për të përmirësuar nivelin e sigurisë në trafik, nga janari deri në muajin tetor, policia e trafikut rrugor ka shqiptuar 344 mijë e 946 tiketa për kundërvajtje, shkruan Indeksonline.
Nëse krahasojmë periudhën e njëjtë me vitin e kaluar, ku ishin shqiptuar 276 mijë e 453 gjoba këtë vit ka mbi 68 mijë gjoba më shumë.
Nga zyra për media e Policisë së Kosovës, në një përgjigje për Indeksonline thuhet se njësitë policore po monitorojnë dhe menaxhojnë trafikun nëpër të gjitha rrugët e vendit ku po aplikohen masa ndëshkuese ligjore për shkelësit ligjit.


