Autor: Tefik Salihu

Njoftohen të gjithë donatorët dhe kontribuesit se sonte (e hënë 25.12.2017) nga ora 20:00, në Kafeterinë “Beni  Impex” do të mbahet takim në përmbyllje të projektit të renovimit të shtëpisë së Kadire Salihut. Me këtë rast përmes projektorit do të prezantohet raporti financiar dhe punët që janë kryer. Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të shoqatave “Vitia” dhe “Smira” me seli në Gjenevë. Këshilli Organizativ.

Read More

Janë kryer sot edhe ndeshjet e dyta në kuadër të grupeve në turneun e futbollit të vogël në Smirë, të organizuar nga  KF “Smira”, për nder të festave të fundvitit. Për kualifikimin në fazën vijuese luan rol edhe dallimi në gola, e në rast se është i njejtë, vendimtar është loja direkte  e kundërshtarëve. Në diagramin poshtë janë rezultatet dhe orari i ndeshjeve për nesër si dhe tabela.

Read More

Zhongluesi i njohur në Kosovë, Agim Agushi sot ishte  në Gjakovë për ta thyer një rekord të ri botëror.Ai arriti që për 33 minuta të veshë dhe të zhveshë 62 fanella, derisa mbante topin në kokë.Agushi pas këtij rekordi tha se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe ka plane të shumta për rekorde të reja.Kujtojmë se zhongluesi tashmë ka futur vendlindjen e tij në Librin Ginis.  Pamjet: TV SYRI VISION. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1866410566722095&id=387629821266851

Read More

Në Pikën e Kalimit Kufitar te Dheu u Bardhe, në hyrje, pritjet pasdite janë deri tri orë, për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve për t’i kaluar pushimet dimërore në Kosovë. Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshm,  kjo pikë kufitare aktualisht është  më e ngarkuar, derisa në Muçibabë pritjet janë deri 60 min., kurse në Merdare deri 40 min. Më pak pritje ka në Mutivodë, deri në 20 minuta. https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Read More

Eugen Bushpepa  me këngën “Mall”, ka fituar Edicionin e 56-të të Festivalit të Lëngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe kështu ai do ta pëfaqësojë Shqipërinë në  “Eurovision 2018”. Kënga “Mall” është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet. Vendi i dytë i takoi këngës “Egziston”, kënduar nga Redon Makashi, gjersa vendi i tretë shkoi për artisten Inis Neziri për këngën e saj “Piedestal”. Ndërkohë, “Eurovision 2018” do të zhvillohet në datat 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë.

Read More

Këshilli i Nxënësve të Shkollë së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë,  para se të shkojnë në pushim dimëror, ka organizuar  Orë letrare me moton: “Edhe ne dimë të shkruajmë”. Qëllimi i këtij organizimi është motivimi i nxënësve krijues të guxojnë të shkruajnë dhe të thonë atë që mendojnë. “Kjo ishte një risi, një evoluim që tregon se ne si shkollë jemi të aftë dhe të gatshëm të bëjmë edhe organizime të tilla dhe të tjera dhe sigurisht më meritor janë nxënësit por edhe mësimdhënësit por në këtë rast duhet veçuar arsimtarët e Guhës Shqipe, Fitore Sejdiun…

Read More

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të dytë që të sigurojë kuorumin për shqyrtimin e kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues, me të cilën kërkohej seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në mbledhjen e Kryesisë me çka e kanë pamundësuar kuorumin për vendimmarrje. Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën. Sipas procedurës, Kryesia e Kuvendit duhej që ta procedonte propozimin për ndryshimin e Ligjit për…

Read More

Është përuruar segmenti i dytë i autostradës “Arbën Xhaferi”, që do të lidhë Prishtinën me Shkupin,  më saktësisht nga fshati Bibaj deri në Babush. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pohuar që vitin e ardhshëm do të përmbyllen tërë punimet në këtë autostradë. Presidenti Hashim Thaçi e quajti ndërtimin e kësaj autostrade projekt të Kosovës së re  Evropiane dhe ëndërr të gjithë qytetarëve që po bëhet realitet. Xhudistja Majlindja Kelmendi a ka prerë shiritin inaugurues, ndërsa prezent në këtë ngjarje ishin edhe ambasadori Greg Delawie, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe personalitete të tjera.

Read More