Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bwrw tw ditur nw  takimin e 15-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë,  arritjen e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Sipas tij, me këtë do të sigurohet një situatë e qëndrueshme energjetike, përcjell “Kosovapress”.

“Dëshiroj ta përmbyll me një lajm që tashmë e dini të gjithë. Kosova ka arritur marrëveshje me një investitor serioz privat për investime në energji, për një termocentral të ri që është 500 Megavat dhe i cili kap vlerën e investimeve 1 miliard e 300 milionë euro dhe që fillon me zbatim nga viti që vjen. Me këtë ne besojmë se do të krijojmë situatë të qëndrueshme energjetike në Kosovë, njëkohësisht avancim në energji të pastër për shkak se teknologjia me të cilën ne prodhojmë energji tani është teknologji e hershme dhe jo miqësore ndaj ambientit”, tha ai.

Ndryshe, Kosova sot ka qenë nikoqire e takimit të Këshilli i XV Ministror të Komunitetit të Energjisë, I  cili mbledh ministrat përgjegjës për energji të nëntë palëve kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina dhe Bashkimin Evropian.

 

Leave A Reply