Ndryshimi i motit i ka bërë të ndihen më mirë banorët e Smirës. Ngritja e temperaturave i ka nxjerrur ata jashtë për të shijuar të ngrohtin, pas acarit që mbretëroi ditë më parë me temperatura deri në -17 gradë celsius. Në qendrën tregtare Beni Impex në Smirë, takuam disa kusherinj të familjes Halili, duke shijuar rrezet e diellit dhe duke u relaksuar në ditë vikendi… Sipas parashikimeve të meteorologëve, mot i kthjellët me vranësira të pjesshme do të mbajë edhe ditët në vijim. Temperaturat më të larta do të arrijnë deri në 10 gradë celsius. Por, nga mesi i…
Autor: Tefik Salihu
Në rubrikën Profil tek Dispora kemi menduar që të prezantojmë njerëz tanë nga Smira, djem e vajza të reja, por edhe të tjerë persona që janë të suksesshëm në ndonjë fushë të caktuar, sport, kulturë, mësim, apo veprimtari tjera, kudo që jetojnë nëpër botë. Besojmë se shembuj të tillë ka mjat nëpër Evropë dhe gjetiu, por për të cilët nuk kemi dëgjuar. Prandaj, ju lusim që të na dërgoni materiale (shënime e informata) dhe fotografi të tyre, në adresën elektronike tefiksalihu@hotmail.com, në mënyrë që për rezultatet e njerëzve tanë të njoftohemi të gjithë. Ju falënderojmë paraprakisht.
Në vendin me ekonomi më të fuqishme në BE, po mbretëron interesim i madh për blerjen e paluajtshmërive, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për banesa, shtëpi apo vila luksoze… Kërkesa për paluajtshmëri në këtë vend është shumë e madhe dhe tashti është e mundshme të shitet pothuaj gjithçka që ka mure dhe çati, nganjëherë madje edhe me çmime dukshëm më të larta, raporton DW. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010, në janar dhe fillim të shkurtit shitblerja e paluajtshmërive ka shënuar rritje prej 60 për qind. Si një nga arsyet e kërkesës kaq…
Policia e landit gjerman Rheinland-Pfalz ka ndaluar 16 emigrantë ilegalë nga Kosova në një furgon, afër qytetit Pruem. Policia kishte ndaluar furgonin, pasi gjatë vozitjes në autostradë, ishte vërejtur se kishte kaluar peshën e lejuar… Sipas policisë, pjesa më e madhe e emigrantëve nuk posedonin leje qëndrimi në Gjermani. Ata ishin të moshës prej 12 deri në 40 vjeç, raportoi Presseportal nga Koblenzi, duke u thirr në burime të policisë në Pruem. Përveç shtetasve nga Kosova, së bashku me ta ishte edhe një shtetas nga Serbia, 64-vjeçar, i cili vite më parë kishte kërkuar azil në Francë. Automjeti me…
Policia kufitare në Kristiansand është befasuar kur ka ndalur veturën Chrysler Voyager. 23 persona në mosha të ndryshme, me origjinë nga Kosova, ishin duke u transportuar në mënyrë ilegale nga një shofer suedez.Policia kufitare në Kristiansand të Norvegjisë ka njoftuar se përpos shoferit suedez si dhe 23 personave nga Kosova, së bashku me ta ishin edhe dy persona të tjerë, por që i kanë shpëtuar arrestimit… “Nuk kemi parë ndonjëherë një gjë të tillë, edhe pse punoj këtë punë për 30 vite me radhë”, thotë Heige Breilid, drejtor i doganës së jugut në Dagbladet, citon “Zëri” portalin Dagbladet.no.…
Dimër i acartë ka mbretëruar këto ditë në Smirë dhe në përgjithësi edhe në Kosovë. Temperaturat kanë rënë deri në -15 gradë celsius. Ky mot i ftohtë u ka vështirësuar jetën banorëve, duke u shkaktuar telashe për ngrohjen e ambienteve ku jetojnë, në qarkullimin e lirë dhe në kryerjen e obligimeve dhe punëve që i kanë. Sipas parashikimeve të meteorologëve, mot i ftohtë do të mbajë edhe në ditët në vijim. Mirëpo, temperaturat do të jenë pak më të larta.
Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com që në fillim, është pritur shumë mirë dhe ka ngjallur interesimin e madh të bashkëvendasve tanë, por edhe të tjerëve. Sipas statistikave që kemi nxjerrë, vetëm prej 1 deri më 28 janar 2011, faqja është shikuar nga 1656 vizitorë. Kjo i bie mesatarisht nga rreth 60 vizitorë në ditë. Kurse në faqen e Smirës janë shfletuar gjithsej 13665 faqe tjera, psh. Fshati, kultura, diaspora, lajme, njoftime, barcoleta, keshilla…etj… Statistikat tregojnë se koha mesatare që një vizitor ka qëndruar në ueb-faqe është 9 minuta e 14 sekonda. Faqja e Smirës gjatë muajit janar është shikuar në…
Arkitektët e kompanisë Art Projekt kanë bërë gati projektin për bustin e dëshmorit smiras Mirali Sejdiut, që do të vendoset në oborrin e Shkollës fillore në Goshicë. Me një vendim të autoriteteve komunale të Vitisë, shkolla e këtij fshati, do të mbajë emrin “Mirali Sejdiu”. Administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi, i tha portalit tonë se Komisioni për ngritjen e bustit, i cili përbëhet nga përfaqësues të Smirës dhe Goshicës, të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, diasporës dhe përfaqësues të shkollës fillore të Goshicës, ka diskutuar dhe ka dhënë sugjerimet e veta. Sipas tij, Komisioni ka vendosur edhe…
Arkitektët e kompanisë Art Projekt kanë bërë gati projektin për bustin e dëshmorit smiras Mirali Sejdiut, që do të vendoset në oborrin e Shkollës fillore në Goshicë. Me një vendim të autoriteteve komunale të Vitisë, shkolla e këtij fshati, do të mbajë emrin “Mirali Sejdiu”. Administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi, i tha portalit tonë se Komisioni për ngritjen e bustit, i cili përbëhet nga përfaqësues të Smirës dhe Goshicës, të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, diasporës dhe përfaqësues të shkollës fillore të Goshicës, ka diskutuar dhe ka dhënë sugjerimet e veta. Sipas tij, Komisioni ka vendosur edhe…
Përfaqësues të fshatit Smirë dhe Goshicë, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës së UÇK-së, përfaqësues të bizneseve dhe personalitete tjera, kanë marrë vendim të nisin iniciativën për ngritjen e bustit të dëshmorit smiras Mirali Sejdiu, në oborrin e shkollës fillore të Goshicës…. Administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi, tha për portalin tonë se në një takim që është mbajtur në Smirë, është formuar edhe komisioni, i cili përbëhet nga përfaqësues të Smirës dhe Goshicës, të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, diasporës dhe përfaqësues të shkollës fillore të Goshicës, e cila me një vendim të autoriteteve komunale do të mbajë…
