Takimi_per_bustin_e_Mirali_SejdiutPërfaqësues të fshatit Smirë dhe Goshicë, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës së UÇK-së, përfaqësues të bizneseve dhe personalitete tjera, kanë marrë vendim  të nisin iniciativën për ngritjen e bustit të dëshmorit smiras Mirali Sejdiu, në oborrin e shkollës  fillore të Goshicës….

 

Administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi, tha për portalin tonë se në një takim që është mbajtur në Smirë, është formuar edhe komisioni, i cili  përbëhet nga përfaqësues të Smirës dhe Goshicës, të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, diasporës dhe përfaqësues të  shkollës fillore të Goshicës, e cila me një vendim të autoriteteve komunale do të mbajë emrin e dëshmorit të Smirës “Mirali Sejdiu”.

“Ne kemi bërë përgatitjet e para për këtë nismë, kemi caktuar një grup nerëzish që do të merret  me organizimin dhe koordinimin e punëve rreth ngritjes së bustit, siç janë  mbledhja e mjeteve financiare, çështjet teknike etj.. Poashtu, kompania Art Project është angazhuar  për të bërë projektin e  bustit dhe ambientit përreth”, ka thënë administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi.

Ai tregoi se për këtë nismë është marrë edhe pëlqimi i kryetarit të Komunës Nexhmedin Arifi, i cili ka premtuar edhe mbështetje financiare.  Sipas Bekim Azizit, busti planifikohet  të përurohet më 5 prill 2011, në përvjetorin e rënies së dëshmorit Mirali Sejdiu.  (fshatismire.com)

 

Leave A Reply