Administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi, i tha portalit tonë se Komisioni për ngritjen e bustit, i cili përbëhet nga përfaqësues të Smirës dhe Goshicës, të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, diasporës dhe përfaqësues të shkollës fillore të Goshicës, ka diskutuar dhe ka dhënë sugjerimet e veta.
Sipas tij, Komisioni ka vendosur edhe për hapjen e llogarisë bankare, ku qytetarët dhe bizneset e interesuara, mund t`i lëshojnë mjetet financiare për ngritjen e bustit të dëshmorit Mirali Sejdiu.
Llogaria bankare nr. 17-02-0030235889.10 është hapur në Bankën NLB.