
Dimër i acartë ka mbretëruar këto ditë në Smirë dhe në përgjithësi edhe në Kosovë. Temperaturat kanë rënë deri në -15 gradë celsius. Ky mot i ftohtë u ka vështirësuar jetën banorëve, duke u shkaktuar telashe për ngrohjen e ambienteve ku jetojnë, në qarkullimin e lirë dhe në kryerjen e obligimeve dhe punëve që i kanë. Sipas parashikimeve të meteorologëve, mot i ftohtë do të mbajë edhe në ditët në vijim. Mirëpo, temperaturat do të jenë pak më të larta.