faqja_e_SmiresFaqja e Smirës arkiva.fshatismire.com që në fillim, është pritur shumë mirë dhe ka ngjallur interesimin e madh të bashkëvendasve tanë, por  edhe të tjerëve. Sipas statistikave që kemi nxjerrë, vetëm prej 1 deri më 28  janar 2011, faqja është shikuar nga 1656 vizitorë. Kjo i bie mesatarisht  nga rreth  60 vizitorë në ditë.  Kurse në faqen e Smirës janë shfletuar gjithsej 13665 faqe tjera, psh. Fshati, kultura, diaspora, lajme, njoftime, barcoleta,  keshilla…etj…

 

 

Statistikat tregojnë se koha mesatare që një vizitor ka qëndruar në ueb-faqe është 9  minuta e 14 sekonda.

Faqja e Smirës gjatë muajit janar është  shikuar  në 10 shtete:

  1. Kosovë          917 vizitorë
  2. Zvicër            357 vizitorë
  3. Gjermani       227 vizitorë
  4. Maqedoni       42 vizitorë
  5. Francë            36 vizitorë
  6. Norvegji          22 vizitorë
  7. Austri             15 vizitorë
  8. SHBA             12 vizitorë
  9. Suedi               7 vizitorë
10. Shqipëri           5 vizitorë

Përveç kësaj rreth 50 bashkëvendas tanë na kanë shkruar në librin e mysafirëve dhe rreth 160 persona e kanë pëlqyer faqen e Smirës në  portalin Facebook.

Komentet që i kemi marrë gjatë këtij  muaji janë  kryesisht pozitive dhe mirënjohëse. Smirasit shprehin falënderime për këtë hap,  me shpresën  se nuk do të mungojë mbështetja edhe  e të tjerëve, në mënyrë që faqja të jetë  sa më e mirë dhe të arrijë objektivat-aktivizmin shoqëror për të  mirën e komunitetit dhe ngritjen e cilësisë  së jetës në fshat.

Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon edhe më shumë për të vazhduar me më shumë përkushtim për të përcjellur tek ju, kudo që jeni,  kënaqësinë dhe ndjenjat e jetës në atdhe,  përmes informacioneve, materialeve dhe fotografive nga vendlindja juaj-SMIRA.

Ju falënderojmë për fjalët e mira dhe për mbështetjen që po i jepni faqes së të gjithë smirasve: www. fshatismire.com

Leave A Reply