Sipas policisë, pjesa më e madhe e emigrantëve nuk posedonin leje qëndrimi në Gjermani. Ata ishin të moshës prej 12 deri në 40 vjeç, raportoi Presseportal nga Koblenzi, duke u thirr në burime të policisë në Pruem.
Përveç shtetasve nga Kosova, së bashku me ta ishte edhe një shtetas nga Serbia, 64-vjeçar, i cili vite më parë kishte kërkuar azil në Francë.
Automjeti me të cilin transportoheshin këta udhëtarë ishte tërhequr nga qarkullimi që nga viti 2009, ndërsa tabelat e tij ishin falsifikuar.
Po ashtu edhe shoferi, një 40-vjeçar me origjinë nga Kosova, nuk kishte patentë shoferi. /Telegrafi/