Smiras_ne_relaxNdryshimi i  motit i ka bërë të ndihen më mirë banorët e Smirës. Ngritja e temperaturave i ka nxjerrur  ata jashtë për të shijuar të ngrohtin, pas acarit që mbretëroi ditë më parë me temperatura deri në -17 gradë celsius. Në qendrën tregtare Beni Impex  në Smirë, takuam  disa kusherinj të familjes Halili, duke shijuar rrezet e diellit dhe duke u relaksuar në ditë vikendi…

 

 
Sipas parashikimeve të meteorologëve, mot i kthjellët  me vranësira të pjesshme do të mbajë edhe ditët në vijim. Temperaturat më të larta do të arrijnë deri në 10 gradë celsius. Por, nga mesi i javës së ardhshme pritet të ketë riga të dobëta shiu, përderisa bora do të na kthehet sërish vikendin e ardhshëm. 

Leave A Reply