Në vendin me ekonomi më të fuqishme në BE, po mbretëron interesim i madh për blerjen e paluajtshmërive, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për banesa, shtëpi apo vila luksoze…

 

 

Kërkesa për paluajtshmëri në këtë vend është shumë e madhe dhe tashti është e mundshme të shitet pothuaj gjithçka që ka mure dhe çati, nganjëherë madje edhe me çmime dukshëm më të larta, raporton DW. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010, në janar dhe fillim të shkurtit shitblerja e paluajtshmërive ka shënuar rritje prej 60 për qind.  Si një nga arsyet e kërkesës kaq të madhe për blerje të paluajtshmërive ekspertët cekin normat e ulëta të interesit për kreditë bankare.

Në Gjermani konsiderohet se investimi i parasë në shtëpi dhe banesa është investim që gjithnjë shpaguhet. Derisa viti 2008 dhe 2009 ishin vite relativisht të dobëta, në vitin 2010 tregu i paluajtshmërive përjetoi “bum” të vërtetë, gjë që është rezultat i gjendjes së mirë të ekonomisë gjermane, për të cilën thuhet se me mjaft sukses e ka kaluar krizën. /Telegrafi/

 

Leave A Reply