Arkitektët e kompanisë Art Projekt kanë bërë gati projektin për bustin e  dëshmorit smiras Mirali Sejdiut, që do të vendoset në oborrin e Shkollës fillore në Goshicë. Me një vendim të autoriteteve komunale të Vitisë, shkolla e këtij fshati, do të mbajë emrin “Mirali Sejdiu”.
Administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi, i tha portalit tonë se Komisioni për ngritjen e bustit,  i cili  përbëhet nga përfaqësues të Smirës dhe Goshicës, të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, diasporës dhe përfaqësues të  shkollës fillore të Goshicës, ka diskutuar dhe ka dhënë sugjerimet e veta.

Sipas tij, Komisioni  ka vendosur edhe për hapjen e llogarisë bankare, ku qytetarët dhe bizneset e interesuara, mund t`i lëshojnë mjetet financiare për ngritjen e bustit të dëshmorit Mirali Sejdiu.

Llogaria bankare nr. 17-02-0030235889.10 është hapur në Bankën NLB

Leave A Reply