Smira pret me zemër të hapur mysafirët. Përmes një banderole të vendosur në hyrje të fshatit, Smira u dëshiron mirëseardhje të gjithë njerëzve që e vizitojnë atë. Banderola me mbishkrimin “Mirë se erdhët në Smirë”, është propozuar nga administratorët e portalit arkiva.fshatismire.com, kurse është porositur nga NTP “Smira”, së cilët si kompensim i është vendosur reklama në web-faqe.
Autor: Tefik Salihu
Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, po vazhdon të mbajë në nivel interesimin e smirasve. Statistikat e reja tregojnë se në muajin mars ka pasur 1799 vizita. Kurse në faqen e Smirës janë shfletuar gjithsej 13504 faqe tjera, psh. Fshati, kultura, diaspora, lajme, njoftime, barcoleta, keshilla…etj. Prej hapjes, më 26 dhjetor 2010, faqja e Smirës ka pasur mbi 5000 vizita…. Sipas statistikave, koha mesatare që një vizitor ka qëndruar në ueb-faqe, në mars, është 7 minuta e 13 sekonda. Faqja e Smirës gjatë këtij muajit është hapur në këto shtete: 1. Kosovë 924 vizita 2. Zvicër 439 vizita 3. Gjermani 225 vizita …
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Muharrem e Xhevat Qena”, nga Romaja e Hasit të Prizrenit është shpallur më i miri në Festivalin e Shoqërive Kulturo Artistike që është mbajtur në kuadër të manifestitmit tradicional “Flakadani i Karadakut:”, në Viti. Vendin e dytë e zuri SHKA “Kemajl Azizi”, nga Vitia, kurse në vendin e tretë u radhit SHKA “Gjilani”, nga Gjilani. … Juria profesionale dr. Rexhep Munishi Etno-Muzikolog, Sami Piraj kompozitor, Deli Metalia koreograf e Zija Aliu valltar, kanë përzgjedhur më të dalluarit e këtij festivali. Këngëtari më i mirë i muzikës popullore u zgjodh Alban Zuka nga AKV “Kemajl…
Shoqëria Kulturo-Artistike “Januz Ramadani”, nga Smira është paraqitur sot me sukses në Festivalin Tradicional të SHKA-ve, “Flakadani i Karadakut”, në Viti. Programin 20 minutësh, sa ishte paraparë nga organizatori, e hapi grupi simpatik i vajzave “Yjet”, me vallen “Toka jonë”…. Pastaj Agron Ukësmajli interpretoi këngën “Kush ja ktheu pushkën Serbisë”, Dueti Bajrami-Thaçi interpretoi këngën “Tash na erdh pranvera”, Dueti Seferi këndoi këngën “Maja e bjeshkës” dhe në fund Grupi i valleve u shfaq me “Potpuri vallesh burimore”. Juria e Festivalit në përbërje:· Sami Pira, Rexhep Munishi dhe Zija Aliu, nesër pritet të shpallë fituesit e këtij festivali me karakter…
Banorët e Smirës që takuam, e kanë akoma të freskët 24 marsin e vitit 1999, kur bombat e para të NATO-s, goditën caqet ushtarake serbe, për t`i dhënë fund regjimit të egër të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. Ata me admirim flasin se si e kanë mirëpritur këtë ngjarje me plot shpresë për ndryshimin e situatës së padurueshme në të cilën gjendeshin dhe me besimin se dita e madhe e lirisë, për ta, më në fund do të vie…. Hyrmet Bajrami kujton se atë natë ishte në shtëpi me familje, derisa thotë se ajo ishte ditë me peshë për kosovarët e shtypur…
Poezitë “Vdekja e luftëtarit” e Agim Vinca si dhe “Amaneti” i Flora Brovinës, janë poezitë fituese të orës së madhe letrare të manifestimit tradicional të kulturës” Flakadani i Karadakut” , që mbahet në Viti, në shenjë nderimi të veprës së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi – komandant “Mjekra”… Ora e madhe letrare e Flakadanit të Karadakut, grumbulloi poetët më të dalluar nga Kosova dhe Maqedonia të cilët në prezantimin e tyre lartësuan figurën e dëshmorit Nijazi Azemi si dhe dëshmorëve tjerë. Në këtë orë letrare krahas Agim Vincës dhe Flora Borivinës me poezitë e tyre u paraqitën edhe Ibrahim…
Kryesia e smirasve që punojnë dhe veprojnë në Zvicër, me në krye Ilir Zukën, ka ftuar në Gjenevë, disa bashkëfshatarë dhe pronarë biznesesh atje. Në këtë takim, fillimisht të pranishmit u njoftuan me punët që janë bërë… deri më tani nga kjo kryesi, e cila po angazhohet për të bashkuar kapacitetet njerëzore të Smirës në shtetin helvetik, për të mirën e komunitetit në vendlindjen e tyre. Pastaj u prezantua një plan-zhvillimi si udhërrëfyes për të ardhmen, jo vetëm të fshatit, por në përgjithësi të shoqërisë, duke treguar edhe përmes përmes sllajdeve në video-projektor, se si roli i individit mund të…
Edhe pse të hënën zyrtarisht fillon pranvera, megjithatë dëbora ka mbuluar mëngjesin e së dielës pjesë të Prishtinës dhe në shumë vendbanime në Kosovë. Meteorologët kanë paralajmëruar se mot me shi dhe të reshura bore mund të zgjasë deri të martën…. Pastaj, do të fillojë ngritja graduale e temperaturave të cilat në fundjavë do të arrijnë deri në 20 gradë celsius. Pranvera nis të hënën më 21 mars, në orën 00:21. Në ditën e parë të pranverës, drita dhe nata nuk do të jenë të barabarta. Në ditën e fillimit të pranverës, në Prishtinë, dielli do të lindë në orën…
1 mg hudhër baras me 15 mg penicilinë. Hudhra vret jo vetëm bakteret, por dhe viruset. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve. Së paku, 200 komponentë janë identifikuar në thelpinjtë e hudhrës, duke përfshirë më shumë se… 70 komponentë të sulfurit; vitaminat A, B1 dhe C, kalcium mineralesh, kopër, hekur, magnez, fosfor, selen dhe zink, flavonoide si vitamina (cilado nga grupet e substancave të mëdha duke përfshirë anthocyanins) dhe 8 amoniacide esenciale dhe 9 aminoacide jo-esenciale. Hudhra ishte konstatuar si antibiotik më i fuqishëm se penicilini, ampicilini, deksocilini, streptomicini dhe cefaleksini,…
Gjykata Federale Administrative e Zvicrës e ka shpallur të paligjshme praktikën e mosdhënies së pensioneve të invaliditetit për kosovarë. Me një vendim të saj lidhur me një ankesë të një shtetasi kosovar, Gjykata Federale Administrative e Zvicrës ka kontestuar praktikën e ndërprerjes së dhënies… së pensioneve të invaliditetit për kosovarët që nuk jetojnë në Zvicër, shkruan portali drs.ch., transmeton KTV-ja. Nga prilli i vitit të kaluar shtetasit e Kosovës mund të marrin pensionet e tyre të invaliditetit të Zvicrës vetëm nëse vazhdojnë të jetojnë në Zvicër. Me kthimin e tyre për të jetuar në Kosovë kjo e drejtë atyre…
