Gjykata Federale Administrative e Zvicrës e ka shpallur të paligjshme praktikën e mosdhënies së pensioneve të invaliditetit për kosovarë. Me një vendim të saj lidhur me një ankesë të një shtetasi kosovar, Gjykata Federale Administrative e Zvicrës ka kontestuar praktikën e ndërprerjes së dhënies…

 

 së pensioneve të invaliditetit për kosovarët që nuk jetojnë në Zvicër, shkruan portali drs.ch., transmeton KTV-ja.  Nga prilli i vitit të kaluar shtetasit e Kosovës mund të marrin pensionet e tyre të invaliditetit të Zvicrës vetëm nëse vazhdojnë të jetojnë në Zvicër. Me kthimin e tyre për të jetuar në Kosovë kjo e drejtë atyre u ishte hequr. Ky vendim gjyqësor  mund të bartet më tutje për tu shqyrtuar në instancën më të lartë, në Gjykatën Federale të Zvicrës. /koha/

Leave A Reply