Sipas statistikave, koha mesatare që një vizitor ka qëndruar në ueb-faqe, në mars, është 7 minuta e 13 sekonda.
Faqja e Smirës gjatë këtij muajit është hapur në këto shtete:
1. Kosovë 924 vizita
2. Zvicër 439 vizita
3. Gjermani 225 vizita
4. Francë 84 vizita
6. Shqipëri 34 vizita
7. Norvegji 20 vizita
8. Austri 16 vizita
9. Maqedoni 14 vizita
10. SHBA 7 vizita
11. Suedi 7 vizita
Përveç kësaj deri tani rreth 70 bashkëvendas tanë na kanë shkruar në librin e mysafirëve dhe 264 persona e kanë pëlqyer faqen e Smirës në portalin Facebook.
Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon edhe më shumë për të vazhduar me më shumë përkushtim për të përcjellur tek ju, kudo që jeni, kënaqësinë dhe ndjenjat e jetës në atdhe, përmes informacioneve, materialeve dhe fotografive nga vendlindja juaj-SMIRA.
Ju falënderojmë për mbështetjen që po i jepni faqes së të gjithë smirasve: www. fshatismire.com