GeneveKryesia e smirasve që  punojnë dhe veprojnë në Zvicër, me në krye Ilir Zukën,  ka ftuar në  Gjenevë, disa bashkëfshatarë dhe pronarë biznesesh atje. Në këtë takim, fillimisht të pranishmit u njoftuan me punët që janë bërë…

 

 deri më tani nga kjo kryesi, e cila po angazhohet për të bashkuar kapacitetet njerëzore të Smirës në shtetin helvetik, për të mirën e komunitetit në vendlindjen e tyre.

Pastaj u prezantua një plan-zhvillimi si udhërrëfyes për të ardhmen, jo vetëm të fshatit, por në përgjithësi të shoqërisë, duke treguar edhe përmes përmes sllajdeve në video-projektor, se si roli i individit mund të vie në shprehje në shërbim të aktivizmit shoqëror për jetë më të mirë të të gjithë shoqërisë.  Kjo  u prit shumë mirë dhe u përshëndet nga pjesëmarrësit e takimit. Ata e konsideruan si shumë të qëlluar këtë plan edhe nga fakti se ishte  i menduar, i analizuar  dhe i përgatitur mirë.

U njoftua se tema kryesore e këtij  tubimi ishte mënyra e organizimit të manifestimit të ardhshëm që do të mbahet më  21 maj 2011 nga ora  17:00,  në Salle communal d’Onex, Route de Chancy 133 CH-1213Onex, në Gjenevë.

Duke e vlerësuar lart idenë e një organizimi të tillë, të pranishmit nuk hezituan edhe për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për këtë aktivitet të dobishëm për bashkëfshatarët smiras që jetojnë në Zvicër.

Takimi ka kaluar në atmosferë pozitive dhe vëllazërore, kurse takimi ka vazhduar me një ndejë-koktej rasti për të pranishmit. /fshatismire.com/

 

 

 

 
 

Leave A Reply