Pastaj Agron Ukësmajli interpretoi këngën “Kush ja ktheu pushkën Serbisë”, Dueti Bajrami-Thaçi interpretoi këngën “Tash na erdh pranvera”, Dueti Seferi këndoi këngën “Maja e bjeshkës” dhe në fund Grupi i valleve u shfaq me “Potpuri vallesh burimore”.
Juria e Festivalit në përbërje:· Sami Pira, Rexhep Munishi dhe Zija Aliu, nesër pritet të shpallë fituesit e këtij festivali me karakter garues, në të cilin morën pjesë edhe shoqëri e ansamble nga Kosova dhe troje tjera shqiptare.
SHKA “Januz Ramadani” në dy edicionet e kaluara më 2010 dhe 2009,· ka zënë vendin e dytë në këtë festival.
Festivali i Shoqërive Kulturo Artistike po mbahet në kuadër të Manifestimit Tradicional “Flakadani i Karadaku q”ë organizohet në nderim të dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-komandant Mjekra, i cili ra heroikisht në Luginën e Preshevës.