Edhe pse të hënën zyrtarisht fillon pranvera, megjithatë dëbora ka mbuluar mëngjesin e së dielës pjesë të Prishtinës dhe në shumë vendbanime në Kosovë. Meteorologët kanë paralajmëruar se mot me shi dhe të reshura bore mund të zgjasë deri të martën….
Pastaj, do të fillojë ngritja graduale e temperaturave të cilat në fundjavë do të arrijnë deri në 20 gradë celsius. Pranvera nis të hënën më 21 mars, në orën 00:21. Në ditën e parë të pranverës, drita dhe nata nuk do të jenë të barabarta. Në ditën e fillimit të pranverës, në Prishtinë, dielli do të lindë në orën 5:42, kurse do të përfundojë në orën 17:50, që do të thotë se dita do të zgjasë 12 orë e 8 minuta, kurse nata 11 orë e 52 minuta. /Telegrafi/
·