DSC00409Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Muharrem e Xhevat Qena”, nga Romaja e Hasit të Prizrenit  është shpallur më i miri në Festivalin e Shoqërive Kulturo Artistike që është mbajtur në kuadër të manifestitmit tradicional “Flakadani i Karadakut:”, në Viti. Vendin e dytë e zuri SHKA “Kemajl Azizi”, nga Vitia, kurse në vendin e tretë u radhit SHKA “Gjilani”, nga Gjilani. …

 

Juria profesionale dr. Rexhep Munishi Etno-Muzikolog, Sami Piraj kompozitor, Deli Metalia koreograf e Zija Aliu valltar, kanë përzgjedhur më të dalluarit e këtij festivali. Këngëtari më i mirë i muzikës popullore u zgjodh Alban Zuka nga AKV “Kemajl Azizi”-Viti, këngëtari më i mirë i muzikës folklorike Tahir Seferi nga AKV “Ibe Palikuqi”-Shkup,  vallëzimi i veçantë Fata Mehmeti-Mitrovicë, Koreografia më e mirë “Ibe Palikuqi”- Shkup, kostumet më autoktone-grupi i vajzave Çegran, orkestri më e mirë i Festivalit u shpall Myzeqea-Fier, çmimi i publikut  i takoi “Shqiponjat e Medvegjës”- nga Lugina e Preshevës, çmimi special i festivalit Ansambli i këngëve dhe valleve “Shotë Galica”- Drenas dhe valltari me autokton Vehbi Peci-Mitrovicë.

Nata e mbrëmshme finale e Festivalit gjithëkombëtar Flakadani i Karadakut 2011, ka shënuar mbylljen e kësaj ngjarje kulturore ku morën pjesë 14 shoqëri dhe ansamble nga gjitha trojet shqiptare.

Leave A Reply