Ora e madhe letrare e Flakadanit të Karadakut, grumbulloi poetët më të dalluar nga Kosova dhe Maqedonia të cilët në prezantimin e tyre lartësuan figurën e dëshmorit Nijazi Azemi si dhe dëshmorëve tjerë. Në këtë orë letrare krahas Agim Vincës dhe Flora Borivinës me poezitë e tyre u paraqitën edhe Ibrahim Kadriu, Shefqet Rexhepi, Berat Luzha, Rrahim Sadiku, Xhevat Latifi, Sarë Gjergji. Lumnije Thaçi, Frok Kristaj etj. Ismajl Baftijari në emër të këshillit organizativ ka thënë se “fjala e shkruar dhe arti më fuqishëm i ka dhënë dhe po i japin shpirt dëshmorëve dhe popullit tonë duke fuqizuar veprën e atyre që dhanë jetën për liri”. Kurse Fehri Qerimi në emër të institucioneve komunale është shprehur se pjesëmarrja e poetëve më të dalluar në këtë manifestim, po i jep kuptim dhe po mbanë gjallë sakrificën për të cilën u flijuan dëshmorët e kombit . Komisioni vlerësues i orës letrare në përbërje Nazmi Beçiri, kryetar e Ramadan Musliu e Ismajl Baftijari, anëtar, me çmimin e parë nderoi poeten Flora Brovinën dhe poetin Agim Vinca, me çmimin e dytë Burhaedin Xhemajli nga Kumanova dhe me çmimin e tretë Berat Luzhën .